Emona Brand me “Loja Shpërblyese me Çajin e Zemrës”

Emona Brand, një nga emrat më të besueshëm në tregun e produkteve të çajit në Kosovë, prezanton lojën më të ngrohtë të dimrit: “Loja Shpërblyese me Çajin e Zemrës”, një mënyrë e bukur për t'i falënderuar konsumatorët besnikë që zgjedhin shijen dhe traditën e çajit të zi Emona.
Çdo paketim i blerë i Çajit të Zi Emona është një mundësi e re për të fituar super shpërblime.
Nëpërmjet kësaj loje, Emona Brand thekson vlerat e besueshmërisë, cilësisë dhe traditës së kultivuar ndër vite, duke e kthyer konsumimin e çajit në një përvojë të këndshme dhe potencialisht fituese.
Këtë sezon, Emona Brand dhuron disa prej shpërblimeve më të dëshiruara:
- iPhone 17
- Apple Watch
- Trotinet Elektrik
- Para Cash
- Voucher Derivate në vlerë 50 Euro
- Pako Çaji Emona
Sa më shumë blerje, aq më shumë mundësi për të fituar.
Pjesëmarrja në lojë është e thjeshtë, e shpejtë dhe plotësisht digjitale.
Konsumatorët mjafton të ndjekin këto hapa:
1.Të hyjnë në platformën zyrtare: luajmezemer.com
2.Të plotësojnë emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit për identifikim
3.Të ngarkojnë fotografinë e faturës ku shihet blerja e produktit Çaji i Zi Emona
Pas ngarkimit të faturës, konsumatori regjistrohet automatikisht në lojë dhe përfiton menjëherë një mundësi për të qenë fitues.
Emona Brand ju uron fat të gjithë pjesëmarresve në lojë!


















































