Që me pranimin e Kosovës në UEFA, në maj të vitit 2016, futbolli i Kosovës shkoi në një nivel tjetër.
Paraqitja e lojtarëve të përfaqësueses sonë po cilësohet si një ndër më të mirat dhe si rrjedhojë rruga drejt “Euro 2020” nuk duket aspak si një mision i pamundur për Kosovën.
Si Përfaqësuese, e cila për momentin nuk shënon asnjë humbje, vetëm një barazim dhe performancë të lartë janë tregues se Kosova po përgatitet që në rast kualifikimi në “Euro 2020” gjithçka të jetë në vendin e duhur.
Sigurisht që me një stadium tashmë të kompletuar, klub të tifozëve në rritje dhe kushte më të mira për futboll, nuk mund të mungonte edhe një këngë përcjellëse, për të motivuar edhe më tepër futbollistët tanë drejt fitores.
Këngëtarët Florent Abrashi dhe Jehona Lumi janë dy emrat të cilëve u është besuar kjo përgjegjësi, dhe që do të jenë intepretues të himnit të Përfaqësueses së Kosovës për “Euro 2010”, një projekt ky i nisur nga organizatori Emir Krasniqi.
Në një intervistë për Telegrafin, këngëtari nga Gjakova shprehet i lumtur që iu besua kjo detyrë, të cilën e ka marrë me mjaft përgjegjësi.
“Normalisht isha shumë i kënaqur për përzgjedhjen, po edhe e pashë si një mundësi të mirë për të bërë diçka për ekipin tonë, pasi është hera e parë që merrem me këtë lloj projekti. Më është bërë qejfi shumë, dhe jam munduar ta arsyetoj maksimalisht prezencën time në këtë projekt”, ka thënë Florent Abrashi për Telegrafin.
Duket se me të njëjtin entuziazëm interpretimin e këngës përcjellëse e ka pritur edhe këngëtarja Jehona Lumi, që gjithashtu është pjesë e këtij projekti.
“Ndihem jashtëzakonisht e lumtur për këtë gjë, sidomos për faktin kur Kosova për herë të parë merr pjesë në kualifikimet për ‘Euro 2020’, unë dhe Florenti kemi fatin të këndojmë këngën përcjellëse… Ishin disa këngë të cilat u realizuan për nder të Kombëtares tonë, por ndoshta projekti ynë ishte më afër finalizimit dhe kështu u përzgjodh që të jetë kënga e cila do të ndjekë Kosovën në këtë eliminator apo kualifikime për “Euro 2020″ të cilat zgjasin për një vit e gjysmë. Jam tejet entuziaste, pas paraqitjes tonë para fillimit të ndeshjes Kosovë- Bullgari, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ së bashku me rreth 20 bateristë që na shoqëruan e që ishin pjesë e projektit, pamë se i gjithë publiku këndonte zhurmshëm bashkë me ne, ky fakt na gëzoi pa masë, aq më shumë kur kënga u publikua me tekst vetëm disa ditë para ndeshjes, nuk e besonim se do këndohej aq fort sa ndodhi më 25 Mars”, tha Jehona Lumi për Telegrafin.
Ndërkohë, kënga përcjellëse e Përfaqësueses së Kosovës do të mbajë titullin “Gol duam gol”, dhe është ripërpunim i një kënge të famshme të grupit “Lindja”.
Këngëtari Abrashi për Telegrafin tregon tutjet ndryshimet që janë bërë në këtë këngë, si dhe kush janë bashkëpunëtorët që u kujdesën për kompozimin dhe orkestrimin e saj.
“Ndryshimet në tekst janë të vogla, por janë bërë me pëlqimin e grupit “Lindja” si dhe në bashkëpunim me tifozët “Dardanët” dhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Janë ndryshuar disa pjesë për ta përshtatur më shumë me ekipin e Kosovës. Për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Rinor Ukimeri, njëkohësisht bashkë-ideator i këtij projekti”, thotë Florenti.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” më datë 25 mars, ku Kosova u përball me Bullgarinë, duke u ndarë në rezultat 1-1, pikërisht në atë mbrëmje u zhvilluan edhe xhirimet e klipit “Gol duam gol”.
Prezenca e mijëra tifozëve dhe atmosfera në kulm, bën që gjithçka rreth xhirimeve të shkojë si më së miri. Këngëtarët Abrashi dhe Lumi e cilësuan si moment magjik.
“Emocionet gjate xhirimit ishin shumë të bukura dhe të reja, të paprovuara për mua. Gjëja më e bukur ishte parakalimi para publikut, të cilët bashkë me tifozët brohorisnin emrin e Fadil Vokrrit, ishte drithëruese dhe shumë e bukur. Jam shumë i lumtur që isha aty atë natë. Xhirimet kanë përfunduar, por vetëm në pjesën e parë, ne kemi edhe një pjesë për ta xhiruar, dhe pastaj më vone do të prezantohet për publikun”, pohoi Florent Abrashi për Telegrafin.
“Xhirimet shkuan mjaft mirë, por kemi edhe një pjesë tjetër të cilën do e xhirojmë gjate kësaj jave, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ku do të na bashkëngjitet edhe një pjese e madhe e ‘Dardanëve’ . Presim që kënga do të shpërndahet akoma më shumë e në ndeshjet e radhës do ta këndojmë sërish të gjithë së bashku me zë akoma më të lartë…”, ka thënë Jehona për Telegrafin.
“Gol duam gol” do të përmbajë disa elemente kombëtare, dhe këtë gjë e ka zbuluar ekskluzivisht për Telegrafin interpretuese Florent Abrashi.
Ndërsa sa i përket datës së publikimit, ajo ende nuk është caktuar.
“Publikimi i klipit do të bëhet më vonë, ndoshta mbas dy javësh; Sa i përket elementeve kombëtare, përveç helmetës shumë të njohur të Dardanëve që është njëkohësisht pjesë e tifozërisë së “Dardanëve”, nuk do të ketë shumë elemente tjera”, ka thënë Florenti më tej.
Tani që Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë një himn të saj, tifozët pyesin nëse kënga do të interpretohet ‘live’ para çdo ndeshje, teksa kjo gjë ende mbetet të shihet thuhet sipas protagonistëve, por që një gjë është e sigurt: Me apo pa prezencën e këngëtarëve, “Gol duam gol” do të jetë gjithnjë prezente si këngë para çdo ndeshje që do të zhvillojë Kosova.
“Ideja është që të interpretohet para çdo loje, por nuk jemi të sigurt që kushtet na lejojnë që të jemi prezent në çdo lojë, si pasojë e kufizimeve dhe rregullave strikte nga UEFA. Të paktën kënga do të lëshohet ‘playback’ në ndeshjet kryesore të Kosovës”, ka cituar Florent Abrashi për Telegrafin.
Në rast kualifikimi në “Euro 2020”, futbollistët e Kosovës do të udhëtojnë në disa shtete evropiane për të zhvilluar ndeshjet, e ndërsa nëse gjithçka shkon mirë, edhe interpretuesit e himnit do të jenë me ta për të kënduar së bashku, të paktën në ndeshjet më të rëndësishme që Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë.
“Këtë gjë akoma nuk e dimë, por shpresojmë që së pari Kosova të kualifikohet e pastaj shohim se si shkon organizimi dhe pse jo, ne me vullnetin më të madh do të jemi aty për t’i dhënë kur ajo dhe për t’i mbështetur djemtë që përfaqësojnë shtetin tonë”, ka deklaruar në përfundimin e bisedës Jehona Lumi.
Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e kryera në Stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes së Kosovës me Bullgarinë, ku emocionet dhe atmosfera impozante nuk munguan si nga futbollistët, ashtu edhe “Dardanët”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Arioni me kërkesë ndaj ‘Vëllait të Madh’: Një dhomë veçmas me Dianën, pa kamera
Gresa shkakton të qeshura të mëdha te banorët, teksa shijojnë këndin e Natural Pool & Spa
Kader Kicaj shkelqen në fotografitë e fundit me pamje elegante
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë