Jurgen Klopp ishte emocional gjatë fjalimit të tij lamtumirës për tifozët e Liverpool në “Anfield” të dielën, ku ai i dha fund qëndrimit nëntëvjeçar me një fitore 2-0 ndaj Wolverhampton.
Fundi i udhëtimit ishte ashtu siç pritej për dikë kaq të nderuar në këtë klub të madh. Si mund të mos kishte lot për një njeri që tregtoi emocionet dhe transformoi Liverpoolin, duke sjellë në fillim shpresën dhe pastaj lavdinë gjatë qëndrimit të tij gati nëntëvjeçar.
Në 10 minutat e fundit të ndeshjes, tifozët shtuan decibelët dhe dashurinë, aq sa Klopp nuk i mbante dot më lotët. Kamerat televizive i janë drejtuar bashkëshortes së tij, Ulla, e cila gjithashtu po qante në tribuna.
Kur Klopp mbërriti në Anfield në tetor 2015 – ai tha se duhet të besoni, dhe pas një kohe, ai arriti të fitojë një titull në Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, FA Cup, dy EFL Cup dhe disa të tjerë – por ndikimi i tij në klub nuk mund të matet në vetëm me trofetë e fituar.
“Jam plotësisht i befasuar, mendova se tashmë jam copëtuar, për të qenë i sinqertë, por nuk jam. Jam shumë i lumtur, nuk mund ta besoj”.
“Jam shumë i lumtur për të gjithë ju, për atmosferën, për lojën, për të qenë pjesë e kësaj familjeje, për ne, si e festuam këtë ditë. Është thjesht e pabesueshme. Shumë faleminderit”.
“Nuk duket si një fund, është thjesht si fillimi, sepse sot pashë një ekip futbolli që luante plot me talent, plot të rinj, plot kreativitet, plot dëshirë. Kjo është një pjesë e zhvillimit, kjo është ajo që ju nevojitet, padyshim”.
“Por padyshim që prej disa javësh kam marrë absolutisht shumë vëmendje. Por me këtë kohë kuptova shumë gjëra. Njerëzit më thanë se i ktheva nga dyshues në besimtarë. Kjo nuk është e vërtetë. Të besosh është një veprim aktiv: duhet ta bësh vetë. Thjesht thashë se duhet. Ju e bëtë. Ky është një ndryshim i madh”.
“Dhe askush nuk ju thotë tani të ndaloni së besuari. Sepse ky klub është në një moment më të mirë se kurrë?”.
“Ne kemi këtë stadium të mrekullueshëm, kemi këtë qendër të mrekullueshme stërvitore. Ne ju kemi ju – superfuqinë e futbollit botëror. Uau”.
You’ll Never Walk Alone again, Jürgen ? #DankeJürgen pic.twitter.com/0fuhEnnwDd
— Liverpool FC (@LFC) May 19, 2024
“Unë jam njëri prej jush tani. Të dua aq shumë”, ka thënë Klopp duke përmendur në fund thënien se: “Nuk do të eci më kurrë vetëm””. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës