Kriza politike dhe humanitare në Afganistan, ka sjellë reagimin e udhëheqësve perëndimorë, të cilët kanë shprehur qëndrime të ndryshme mbi këtë çështje. Joe Biden e ka zhvendosur vëmendjen tek fakti se të paktën të gjithë amerikanët u evakuuan.
Boris Johnson kërkoi që askush të mos e njohë në mënyrë bilaterale emiratin e shpallur nga talebanët. Angela Merkel e pranoi se operacioni ishte një dështim kolektiv i të gjithë anëtarëve të NATO-s. Mario Draghi, kërkoi bashkëpunim në nivel evropian për pritjen e refugjatëve afganë. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron reagoi nga rezidenca e tij verore, duke shprehur shqetësim në lidhje me “flukset e parregullta migratore” që mund të mbërrijnë në Evropë, nga Afganistani.
Një fjalim më i ashpër se sa pritej kundër refugjatëve, që habiti shumë analistë, sidomos pasi u bënë të njëjtën ditë me imazhet dramatike të mijëra njerëzve të grumbulluar në aeroportin e Kabulit në një përpjekje të dëshpëruar për t’u larguar nga vendi, madje edhe me koston duke u kapur pas krahëve të avionëve, duke u përballur kësisoj me vdekjen e sigurt.
Vetë Franca po çuditet me fjalët e një lideri liberal, i cili me lëvizjen e tij “En Marche!” e kishte prishur dualizmin midis republikanëve dhe socialistëve, që karakterizoi të gjithë periudhën e Republikës së Pestë. Presidenti Macron u etiketua menjëherë në rrjetet sociale si “Emanuel Lë Pen”, duke lënë të kuptohet se ai po kërkon mbështetjen e votuesve të krahut të djathtë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.
Kritikat në mediat sociale kanë qenë aq të shumta, sa që e detyruan presidentin francez të publikojë një video tjetër, ku sqaroi se “Franca po bën dhe do të vazhdojë të bëjë detyrën e saj për të mbrojtur ata që janë më të kërcënuar”.
Nuk është hera e parë që Macroni akuzohet se po kërkon të marrë vota nga krahu i djathtë. Javën e kaluar deklaratat e tij pas vrasjes në Shën Loren mbi-Sevrë, të Atë Olivie Maire, nga një njeri përgjegjës për djegien e katedrales së Nantës vitin e kaluar, habitën shumëkënd.
Në atë rast, Macron shprehu afërsi me komunitetin fetar Montfortian duke deklaruar se “mbrojtja e atyre që besojnë tek Zoti është një prioritet”, deklaratë që shkaktoi qindra komente kritike në rrjetet sociale nga komuniteti ateist dhe ai agnostik.
A po e ndryshon Macroni linjën e tij politike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale? Në fakt jo. Të paktën sipas politologut dhe historianit zviceran Joseph de Weck, i cili në esenë e tij, të botuar në gjermanisht “Emmanuel Macron, presidenti revolucionar”, flet sesi banori aktual i Elizesë ka qenë gjithnjë atipik, i papërcaktueshëm dhe shumë i vështirë për t’u kataloguar nga votuesit francezë. Ai shpjegon se Macroni ishte vetëm 12 vjeç kur shembja e Murit të Berlinit i dha fund përplasjes midis fuqive liberale dhe atyre socialiste. Kjo sigurisht që ka kontribuar që koncepti i tij mbi politikën të jetë i rrjedhshëm.
Në një intervistë për portalin swissinfo.ch, de Weck shpjegon se dëshira e Macronit për të qenë një palë e tretë, si alternativë ndaj dualizmit klasik, është e dukshme në politikat ekonomike të Macronit, që e kanë origjinën që nga periudha kur punonte në bankën e investimeve “Rothschild & Cie”. Gjatë asaj përvoje, ku ai ishte përgjegjës për një nga negociatat më të rëndësishme në historinë e Francës, atë midis kompanive Pfizer dhe Nestlé për një total prej 11.9 miliardë eurosh, Macroni i kuptoi të metat e kapitalizmit bashkëkohor, duke filluar që të diktonte atë që u bë më pas ‘modus operandi’ (mënyra e tij e veprimit).
Politikat sociale të lidhura me faktorët ekonomikë kanë shkuar më thellë se ato të paraardhësit të tij, socialdemokratit François Holland. Në fakt Macroni i ka ulur taksat mbi kapitalin, ka rritur pagat dhe pensionet minimale dhe ka liberalizuar sektorë të ndryshëm të tregut të punës. Gjithsesi, kjo e ka vështirësuar punën e tij dhe ka nxitur kritika si nga ata në të djathtë që e shohin atë si një progresist, po ashtu edhe nga ata në të majtë, që nuk duan të mbështesin një “neoliberal”.
Macron është në të vërtetë një sinkretik – një i majtë dhe i djathtë njëkohësisht. Nuk është rastësi që “En Marche!” e përkufizon veten si një parti e qendrës, e cila merr sinjale nga të dy kampet. Presidenti, udhëheqës i një force politike e cila në vitin 2017, sapo ishte krijuar, e fokuson shpesh vëmendjen tek Macroni, por nuk mohon asnjë nga paraardhësit e tij: ai mbylli ENA-n, shkollën elitare të trajnimit të nëpunësve të hapur dikur nga Charles De Gaulle, dhe ngriti një shkollë tjetër që lejon qasjen tek bursat e studimit për ata që janë më të disavantazhuar. Po ashtu ai kërkon falje pse ka heshtur mbi gjenocidin në Ruandë dhe bën publike raportet sekrete për luftën algjeriane për pavarësi; kritikon hapur paraardhësin Nikolas Sarkozy, por pajtohet me të mbi meritokracinë duke deklaruar se “ata që punojnë më shumë, fitojnë më shumë”.
Nga ana tjetër, vazhdon linjën europeiste të Giscard D’Estaing, duke e përshtatur atë me kohët e sotme. Goditet me shuplakë në tubime dhe izolohet në Versajë kur infektohet me Covid-19. Pra, është një personazh shumë kompleks, që i shpëton logjikës së atyre që do të donin ta përcaktonin atë si të djathtë apo të majtë, dhe që pikërisht për këtë arsye, ngjall një urrejtje të madhe tek kundërshtarët e tij.
Sigurisht, rezultatet e zgjedhjeve rajonale shënuan një dështim për makronianët, ashtu siç i ndodhi Frontit Kombëtar të Marine Le Penit (që nga viti 2018, Tubimi Kombëtar), por ka ende shumë lojëra që duhen luajtur.
Mbi të gjitha, lufta kundër ndryshimit të klimës, pajtimi me ish-kolonitë franceze në Afrikë dhe lufta kundër fundamentalizmit islamik, përfaqësojnë sfidat më tinëzare për një president të ri, i cili në çdo rast ka shënuar një shkëputje me të kaluarën.
I dashur nga pak njerëz dhe i kundërshtuar në shumë fronte, Emmanuel Macron është padyshim presidenti i parë post-ideologjik i Francës. Tani për tani sondazhet nuk po e shpërblejnë, por ai ka ende një vit kohë për t’u rikthyer në rrugën e duhur. /Burimi: Linkiesta/Në shqip nga: Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi