Ben Fogle është prezantuesi i një emisioni dedikuar qenve, që është popullarizuar shumë në Britani të Madhe.

Mirëpo, edicioni i fundit është përfolur shumë në rrjetet sociale, për mënyrën se si lëvizi 43-vjeçari, teksa dilte nga oborri, transmeton Telegrafi.


“Pse po kalon nga kjo derë e vogël, kur anash nuk ka mur”, ka qenë një prej komenteve të para në Twitter, që u pasua prej shumë të tjerave.

Shikuesit janë tallur për mënyrën e qarkullimit, madje duke thënë se mund të jetë ndonjë instinkt i përfituar nga qentë. /Telegrafi/