LAJMI I FUNDIT:

Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë me ndihmat në Pejë e Skenderaj

Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë me ndihmat në Pejë e Skenderaj

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka takuar shefin e kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh edhe anëtar i Fondacionit “Al Maktoum” nga Dubai Dr.Mirza As Saeg, ku u tha se po vazhdon përkrahja e emirateve për Kosovën.

Ternava gjatë një konference për media e falënderoi Saeg për vizitën dhe ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara kanë dhënë për shtetin e Kosovës, duke theksuar se këto shtete kanë qëndruar gjithmonë në krah të Kosovës, sidomos me ndihmat e tyre në kohën e luftës në ndërtimin e shkollave e spitaleve.


Myftiu i Kosovës, Tërnava tha se shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është shteti i parë i cili e pranoi njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

“Mirëpo ajo që vlen të theksohet është ngase ky është shteti i parë arab që njohu pavarësinë e Kosovës dhe përkrahi Kosovën gjithherë kur ishte mëse e nevojshme në anëtarësimin me mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar dhe kështu që marrëdhëniet e Kosovës çofshin ato politike apo të natyrave të ndryshme me marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara Arabe janë të thella dhe janë shumë të forta”, tha Ternava.

Shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh edhe anëtar i Fondacionit “Al Maktoum” nga Dubai, Dr.Mirza As Saeg tha se ndjehet i nderuar që gjendet në Kosovë për të pasqyruar një punë që Emiratet e Bashkuara kanë dhënë për Kosovën.

Saeg tha se Kosova ka treguar gjithmonë një respekt e mikpritje të madhe për EBA-në dhe se kjo i obligon të insistojnë punën në Kosovë.

Sipas tij, marrëdhëniet mes EBA-së dhe Kosovës janë gjithmonë në zhvillim e sipër, d uke thënë se kërkesat e kombeve të bashkuara nga EBA për humanizëm janë tejkaluar dyfish.

“Marrëdhëniet tona mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës janë në zhvillim e sipër çdo ditë dhe tregues për ketë janë këmbimet tregtare marrëdhëniet diplomatike, vizitat tona të ndërsjella të ndryshme. Shtetet e Emirateve të Bashkuara Arabe e vlerësojnë shumë luftën për liri dhe arritjen e pavarësi sepse edhe shteti jonë ka qenë në një periudhë duke luftuar për të kërkuar lirinë dhe pavarësinë….mirëpo njëkohësisht nuk i harron shtetet mike, vëllazërore të cilat kanë nevojë, dhe ndjehem i nderuar që të tregoj para jush informacionin se kërkesa e kombeve të bashkuar për humanizëm nga emiratet e bashkuara I kanë tejkaluar dyfish”, deklaroi Saeg

Saeg po qëndron në Kosovë bashkë me Përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe po vizitojnë disa komuna, ndër to edhe komunën e Skenderajt e cila sipas Saeg është simbol i qëndresës dhe rezistencës. Ai premtoi që investimet e radhës nga EBA do të jenë shumica për këtë komunë.

“Ditën e djeshme kam vërejtur tri projekte të cilat janë të arsyeshme për t’u përkrahur në komunën e Pejës, një vakaf për bashkësinë islame, në komunën e Skenderajt dy projekte. Pas takimeve me udhëheqësit në komunën e Skenderajt u paraqitet edhe kërkesa për në arsim, gjithashtu projekte në Skenderaj dhe Pejë”, tha Saeg.

Saeg gjatë kësaj konference shtoi se në bashkëbisedim me myftiun Tërnava do të ndërmarrin në të ardhmen një projekt për pavarësimin e grave në rrobaqepësi dhe se për të ku është projekt i veçantë sepse u mundëson 50 grave të arrijnë pavarësinë e grave, ndërsa shtoi se do të blejnë produktet që gratë do t’i prodhojnë në Kosovë. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori