Emir Sahiti vazhdon formën e lartë te Maccabi, gol dhe asistim

Reprezentuesi i Kosovës, Emir Sahiti ka shënuar një gol dhe një asistim në ndeshjen e Maccabi Tel Aviv ndaj SC Ashdod.
Sahiti ka vazhduar formën e lartë që nga transferimi në Israel duke gjetur edhe golin e katërt me Maccabi Tel Avivin.
27-vjeçari ka lënë shenj sot (e shtunë) në ndeshjen në shtëpi ndaj SC Ashdod duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim.
GOAL!
26’ | אמיר סהיטי ⚽️
מכבי - 1
מ.ס אשדוד - 0
— Maccabi Tel Aviv FC (@MaccabiTLVFC) February 21, 2026
Anësori kosovar ka gjetur golin e parë të ndeshjes duke shënuar në minutën e 26-të për epërsinë e Maccabit për 1-0.
Sahiti ishte vendimtar edhe në minutën e 49-të për skuadrën e tij, duke shënuar një asistim për Helio Varela, i cili shënoi për rezultatin 3-1.
Reprezentuesi i Kosovës u zëvendësua në minutën e 86-të kur rezultati ishte 3-2 në favor të skuadrës së tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
21/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































