Emina me dedikim emocionues për burrin në përvjetorin e martesë: Je bashkëshorti im, babai i fëmijëve të mi...

Ajo është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për Emina Cunmulajn, e cila ditë më parë u bë nënë e një vajze të quajtur Mia Soraya Nazarian.
Por, gjatë ditës së djeshme kishte edhe një festë në shtëpinë e bukuroshes sonë dhe këtë e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.
Në fakt, ajo ka kujtuar përvjetorin tre vjetorin e martesës me afaristin e njohur iraniano-amerikan, Sam Nazarian.
Emina që ka dy vajza me milionerin, këtij të fundit ia ka dedikuar disa fjalë emocionuese duke e cilëpsuar si gjithçka në jetë.
Postimi i Eminës:Gëzuar vjetorin gjithçka im. Partneri im Terapia im Bashkëshorti im Jastëku im për të qarë Babai im i foshnjave Burri im Dhe mbi të gjitha ... ai që ka vjedhur zemrën time dhe mezi pres që të rritem me ty. Dashuria ime. /Telegrafi/
















































