Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, pak ditë më parë vizitoi bregdetin shqiptar për disa pushime të shkurtra të verës.

E pasi përfundoi qëndrimin në Ulqin, bukuroshja shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, u nis drejt Italisë për të kaluar disa ditë të tjera me familjen e saj.


Ajo i mbajti ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale, të azhurnuar me disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram.

362639404 18370628749058523 6435731699634177241 n

Në mesin e fotografive, Çunmulaj shfaqej duke pozuar me bikini të kaltra, ndërsa vinte në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Ndërkohë, një tjetër imazh e shfaqte atë duke pozuar pranë bashkëshortin e saj, miliarderit persian Sam Nazarian.

362268294 18370628758058523 9133872926242368521 n

"E humbur në blu", shkroi modelja e famshme në mbishkrimin e këtyre imazheve, ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ana e ndjekësve. /Telegrafi/

362612600 18370628746058523 3202696226354997420 n

361616045 18370628773058523 2436070435896582528 n Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

emina2 Foto: Emina Çunmulaj/Instagram