Emily Ratajkowski zyrtarisht u divorcua pas tre vitesh: Isha shumë e palumtur

Pas gati tre vitesh që nga fillimi i divorcit të tyre, modelja Emily Ratajkowski dhe aktori Sebastian Bear-McClard tani janë zyrtarisht të divorcuar.
Sipas dokumenteve të gjykatës, divorci u dha më 22 korrik në Gjykatën Supreme të New Yorkut, duke i bërë Emily dhe Sebastian të divorcuar ligjërisht.
Një urdhër në lidhje me sigurimin shëndetësor të djalit të tyre u paraqit gjithashtu në të njëjtën ditë, por meqenëse të dhënat e divorcit në këtë shtet janë të mbyllura për publikun, detajet nuk dihen.

Divorci dukej se u finalizua në fund të vitit të kaluar, kur avokati i modeles së famshme paraqiti të gjitha dokumentet e nevojshme, përfshirë një propozim për një vendim gjyqësor dhe një marrëveshje për kujdesin e fëmijës.
Megjithatë, gjykata e ktheu vendimin për rishikim dhe më pas u arrit një zgjidhje, e cila mbetet larg syrit të publikut.

Emily kërkoi divorcin në shtator të vitit 2022, katër vjet pasi u martuan. Ato ishin ndarë disa muaj më parë, thuhet se për shkak të një tradhtie nga Sebastian.
"Isha shumë e pakënaqur. E ndjeva atë stres fizikisht, peshova 45 kilogramë pas lindjes. Nuk isha mirë", tha ajo.
Çifti ka një djalë, Sylvester Apollo Bear, i cili lindi në janar 2021. Djali jeton me Emily-n, por e takon të atin disa herë në javë.

Në një intervistë për Vogue Australia vitin e kaluar, Ratajkowski zbuloi se po mendonte të shkruante një libër për divorcin.
Ndryshe nga Emily, Sebastiani u tërhoq plotësisht nga publiku, veçanërisht pasi dy vajza adoleshente bënë akuza të rënda, duke pretenduar se ai i kishte abuzuar dhe shfrytëzuar seksualisht ato. /Telegrafi/

















































