Manekinia Emily Ratajkowski ditët po i kalon në izolim, ndërkaq nga shtëpia del vetëm kur duhet të shëtisë kanakarin shtëpiak

Ajo është fotografuar duke shëtitur në rrugët e Nju-Jorkut me të dashurin e vet, ndërkaq të dy kanë bartur maska në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Me veprimin e tyre kështu të gjithëve u kanë dërguar porosi që preventiva është forma më e mirë e mbrojtjes.

Edhe pse gjendja është e jashtëzakonshme, ajo nuk është arsye që edhe gjatë këtyre ditëve të mos jetë perfekt e stilizuar.

Moda ende është në vendin e parë, kur është fjala për Emilyn.

Tutat janë aktuale këtë sezon, ndërsa pos që mund të duken interesante nëse kombinohen mirë, nuk ka asgjë më të rehatshme se ato. Tutat përbëjnë pjesën më të mirë për këto ditë.

Me bluzë të shkurtër të bardhë, manekinia ka nxjerrë në pah shtatin e saj të hollë dhe stomakun e skalitur perfekt. Xhaketa ngjyrë portokalli ka thyer këtë veshje monokromatike.

A përpiqeni edhe ju sikur Emily, që veshja e juaj edhe gjatë këtyre ditëve të jetë e mirë apo nuk jeni kujdesur edhe aq veten kur është fjala për modën? /Telegrafi/