Emily Blunt me transformim të pabesueshëm në filmin The Devil Wears Prada 2

Emily Blunt u shfaq këtë javë në setin e filmit The Devil Wears Prada 2 me një model flokësh krejtësisht transformues, ndryshe nga filmi i parë i vitit 2006.
Meryl Streep luajti në filmin e parë rolin e redaktores së frikshme të modës Miranda Priestly, e cila ishte frymëzuar nga drejtuesja tashmë në largim e Vogue, Anna Wintour.
Romani origjinal ishte një roman à clef i shkruar nga ish-asistentja e Annës, Lauren Weisberger, ndërsa personazhi i saj fiktiv Andrea ‘Andy’ Sachs u interpretua në përshtatjen kinematografike nga Anne Hathaway, sot 42 vjeçe.
Ndërkohë, Emily Blunt luante asistente seniore të Miranda-s, Emily Charlton, elegante dhe gjithmonë nën presion, e cila lëshonte me sarkazëm frazën: “Jam vetëm një grip, larg peshës sime ideale”.
Shikuesit e filmit origjinal do të kujtojnë flokët karakteristikë të Emily-t me ngjyrë të kuqe bakri, që e tonifikonin me elegancë fytyrën e saj gjithmonë të rreptë.
Megjithatë, për vazhdimin, Emily ka ndërruar ngjyrën e mëparshme të flokëve duke i bërë bjonde, një dukje të cilëm e prezantoi në set në New York, këtë të enjte.
Ajo ishte parë më herët në setin e filmit të ri me të njëjtën ngjyrë dhe stil flokësh që kishte në filmin origjinal të vitit 2006.
Megjithatë, duket se personazhi i saj do të kalojë një transformim gjatë zhvillimit të vazhdimit, që rezulton në pamjen e re të cilën ajo e zbuloi këtë javë.
Fansat po e presin me padurim vazhdimin e filmit ikonik The Devil Wears Prada, që vazhdon edhe sot të jetë tejet i pëlqyer. /Telegrafi/






























































