LAJMI I FUNDIT:

Emigranti shqiptar në SHBA në rrezik deportimi, kisha e strehon

Emigranti shqiptar në SHBA në rrezik deportimi, kisha e strehon

Një familje shqiptare që ka imigruar në Shtetet e Bashkuara para 17 vjetësh, po përballet me agjencinë amerikane të imigracionit e cila ka urdhëruar që Ded Rranxburgaj të deportohet në Shqipëri pasi ka shkelur ligjet. Por kisha Central United Methodist në qytetin e Detroitit i ka dalë në mbrojtje familjes shqiptare dhe po e strehon atë në ambjentet e kishës.

Pastorja Jill Zundel i tha Zërit të Amerikës me telefon nga Detroiti se kisha vepron sipas ligjit të Jezu Krishtit.

Ded dhe Flora Rranburgaj erdhën nga Shqipëria 17 vjet më parë dhe u lejuan të qëndronin ndërsa po kërkonin azil politik. Rasti i tyre nuk u miratua por në të njëjtën kohë Flora u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë dhe u lejua të qëndrojë për shkak të sëmundjes. Por ajo thotë se ka nevojë për bashkëshortin e saj që të kujdeset për të.


Agjencia për zbatimin e ligjit të imigracionit i udhëzon agjentët e saj të mënjanojnë ato që i quajnë vende sensitive për arrestimin e shkelësve të ligjit, si shkolla apo institucione fetare.

Në kishë, së bashku me çiftin Rranxburgaj jeton edhe djali i tyre 24 vjeçar, i cili ndjek studimet universitare dhe mbrohet tani nën programin DACA, dhe djali tjetër i tyre 15 vjeçar që është qytetar amerikan. Data e caktuar për deportimin e tij është 5 shkurti. Ne do të kemi një material të zgjeruar mbi orvatjet e familjes shqiptare dhe mbrojtjen që po i bën kisha në një kronikë gjatë fundjavës. /VOA/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori