LAJMI I FUNDIT:

Emërohen gjyqtarët e departamentit special në Themelore dhe Apel

Emërohen gjyqtarët e departamentit special në Themelore dhe Apel

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur takimin e radhës me ç’rast janë miratuar rekomandimet për gjyqtarë në departamentin special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit.

Komisioni për përzgjedhjen e gjyqtarëve në departamentin special, i emëruar në bazë të rregullores për organizimin dhe funksionalizimin e departamentit special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit, ka bërë rekomandimin e gjyqtarëve në departamentin special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit.

Sipas një komunikate, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, aprovoi rekomandimet e komisionit, dhe votoi për secilin kandidat të rekomanduar nga komisioni.


Për Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Këshilli emëroi këta gjyqtarë Valbona MUSLIU – SELIMAJ, Valon KURTAJ, Arben HOTI, Albina SHABANI – RAMA, Musa KONGJELI, Shadije GËRGURI.

Në vijim të takimit Këshilli, votoi për secilin kandidat të rekomanduar nga Komisioni, për Departamentin Special të Gjykatës së Apelit, dhe emëroi këta gjyqtarë Kreshnik RADONIQI, Vaton DURGUTI dhe Burim ADEMI.

Gjyqtarët e lartëcekur nga data 1 korrik do të fillojnë punën në Departamentin Special të Gjykatave përkatëse.

Po ashtu, Këshilli sipas rregullores, caktoi ushtrues detyre të kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë,  Sami Sharraxhiu, gjyqtar, nënkryetar i Gjykatës, ndërsa në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ushtrues detyre të kryetarit të gjykatës caktoi Nikollë Komani, gjyqtar, nënkryetar i gjykatës.

Ky caktim i ushtruesve të detyrës së kryetarit në gjykatat përkatëse, do të zgjas deri në emërimin e kryetarëve të gjykatave të lartëcekura.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori