Qeveria në mbledhjen e saj të fundit ka marrë vendim që të emëroj bordet e drejtorëve të ndërmarrjes Trepça dhe Korporata Energjetike e Kosovës.

Kryesues i Bordit të Trepçës është emëruar Bahri Hyseni, Ibrahim Krasniqi - anëtar, Muharrem Peci - anëtar, Bujar Bilalli - anëtar dhe Xhevdet Tahiri - anëtar.


"Konkursi për Bordin Mbikëqyrës të Trepça SH. A., e shpallur nga Zyra e Kryeministrit kanë aplikuar 57 kandidatë. Pas shqyrtimit të aplikacioneve, Komisioni përkatës ka përzgjedhur listën e ngushtë në 19 kandidatë. Për anëtarë të Bordit të Trepçës propozoj që të emërohen këta pesë kandidatë: Bahri Hyseni, kryesues; Ibrahim Krasniqi, anëtar; Muharrem Peci, anëtar; Bujar Bilalli, anëtar; dhe Xhevdet Tahiri, anëtar. Mandati i tyre zgjat katër vjet", tha kryeministri Albin Kurti, përcjell Telegrafi.

Për Bordin e KEK-ut, Kurti tha se kanë aplikuar 72 kandidatë, teksa tha se Komisioni ka përzgjedhur pesë anëtarë.

Ndërsa, për Bord të KEK-ut, është emëruar Skënder Haziri - kryesues. Merita Kasapolli - anëtare, Berzat Halili - anëtar, Valbona Raifi Deshishku - anëtare, Mustafa Pllana - anëtar dhe Valdrin Krasniqi - anëtar.

“Aktualisht i kemi 10 ndërmarrje me borde të përkohshme për të cilat do të ketë konkurs të rregullt të rekrutimit. Për secilën do të ketë thirrje dhe i ftoj profesionistët që t’i përcjellin konkurse tona dhe t’i përgjigjen atyre”, ka shtuar ai. /Telegrafi/