LAJMI I FUNDIT:

Emërimi i Xavit te Barcelona – mund të bëjë që Pjanic të kthehet, por jo në janar

Emërimi i Xavit te Barcelona – mund të bëjë që Pjanic të kthehet, por jo në janar

Barcelona nuk do ta kthejë Miralem Pjanicin në janar nga huazimi i tij te Besiktas, por siç shkruan gazeta katalanase Mundo Deportivo, pas ardhjes së trajnerit të ri Xavi Hernandez, sigurisht që ekziston mundësia që boshnjaku të mbetet në “Nou Camp” gjatë verës.

Me largimin e Ronald Koeman nga stoli i Barcelonës, ka ndryshuar edhe këndvështrimi i mesfushorit boshnjak, i cili në fund të afatit të verës shkoi në huazim te Besiktas dhe ku tregoi se “nuk ka harruar” të luajë futboll.

Megjithatë, dy lëndime muskulore e ngadalësuan fillimin e tij të shkëlqyer në klubin turk, ku ai luajti gjashtë ndeshje në kampionat dhe dy në Ligën e Kampionëve, ku dha gjithsej katër asistime.


Duke analizuar situatën e tij, Mundo Deportivo shkruan se Barcelona nuk po e konsideron rikthimin e tij në janar, siç është rasti me Francisco Trinca (në huazim te Ëolverhampton), por në korrik 2022.

Pjanic do të jetë në dispozicion të trajnerit të ri Xavi Hernández dhe shpreson për një rast të ri.

Nuk ka dyshim se aftësitë teknike që zotëron Pjanić sigurisht që do ta “detyrojnë” Xavin të mendojë për rolin e tij të mundshëm në skuadër, sepse një organizator loje me karakteristika të tilla sigurisht që do të ishte i mirëpritur në skuadrën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR - Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Kalo në kategori