Adhuruesit e çokollatës dhe kokosit mund të provojnë këtë recetë dhe do ngelen të kënaqur nga shija e saj

Një recetë me pak përbërës do t’ju bëjë të hidheni përpjetë nga gëzimi! - transmeton Telegrafi.


Përbërësit:- 2 vezë,- 17 lugë sheqer,- 17 lugë qumësht,- 17 lugë vaj,- 17 lugë miell;- 1 qese pluhur për ëmbëlsira;- 1 qese sheqer vaniljeje;- 200 g kokos.Për fill:- 50 g margarinë,- një filxhan qumësht.Përgatitja:

Tundni vezët dhe sheqerin, shtoni qumështin, vajin, miellin, pluhurin për ëmbëlsira, sheqer vaniljeje dhe piqeni koren.

Shkrini margarinën, qumështin dhe çokollatën.

Ëmbëlsirën e ftohur priteni në katrorë dhe secilën njomeni në fill çokollate, pastaj rrotullojeni në kokos. /Telegrafi/