Elza, është një vajzë entuziaste, e bukur dhe modeste. Ajo, sikur përfill thënien emblematike: bukuria dhe dashuria e mbajnë botën! Mirëpo, është e bindur se bukuria edhe mund të bëhet, vrastare, nëse nuk menaxhohet si duhet! Jeta e saj ka ndryshuar, sepse tashmë ajo duhet të jetë në konkurse të ndryshme bukurie dhe në evenimente të tjera të modës.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Bukuroshja nga Gjakova, Elza Marku, aktualisht është nxënëse e klasës së dymbëdhjetë të shkollës së mesme, Gjon Nikollë Kazazi. Ajo, qysh në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare në “Miss Univers Kosova 2008”, ishte shpallur përcjellësja e parë, pastaj në “Miss Shqipëria 2008”, shpërblehet me “Miss eleganca”, ndërsa nga Agnesa Vuthaj ishte caktuar që të përfaqësonte Kosovën në “Top Model of the World” në Berlin, ku në një konkurrencë tepër të madhe, kishte arritur në finale dhe ishte renditur e shtata. Poashtu, në vitin 2009 ka marrë pjesë në “Miss Earth 2009”, në Filipine.
Përveç në garat e bukurisë, ka marrë pjesë edhe në sfilata të ndryshme të modës, qoftë në Kosovë, por edhe në Shqipëri, 2008, pastaj në Dubai, 2009, 2010.
Po cila është bota artistike e Elzës, ndiqni intervistën në vazhdim.
Foto: Fadil Berisha
Vijoni shkollimin për biznes. A do të thotë se do të dini ta menaxhoni edhe bukurinë tuaj?
Mendoj se pavarësisht çfarë drejtimi ka zgjedhur, një femër e bukur duhet të dijë të menaxhojë veten e vet dhe bukurinë e saj, sepse, po nuk dite ta bësh këtë, bukuria mund të shndërrohet në antivlerë dhe të baltohet e te shndërrohet në një leckë të pavlerë. Nuk ka thënë kot, poeti Azem Shkreli, bukuria, mund të kthehet në një bumerang, kështu disi. Pra, mjerë ajo femër që luan me bukurinë e vet!
Sapo jeni kthyer nga Dubai.
Në Dubai kam marrë pjesë në Javën e modës (“Creations Fashion Week”), ku kam marrë pjesë në sfilatën, krahas përfaqësuesve nga shumë shtete të botës. Kjo ishte hera e dytë që isha në Dubai, për Agjencinë “Emirates Vision”. Isha në shkallë fascinimi me bukurinë e qytetit dhe pasurinë e tij, por edhe me larushinë e vetë Arabisë Saudite. Është një kulturë interesante dhe shumë karakteristike për ne që shkojmë nga Ballkani.
Duket se, tashmë iu kanë hapur portat e suksesit dhe afirmimit, madje edhe përtej Evropës?
Besoj se po. Por, qytetet e mia të preferuara për t’u ngritur si modeliste janë Milani dhe Parisi. Nuk është krejt e rastësishme që Parisin e lakmojnë të gjithë. Madje, kam lexuar diku edhe këto shprehje, shihe Parisin dhe vdis, pastaj, në Paris, ndryshe shkon, ndryshe vjen. Ky qytet do të më vras, në Paris, dita takohet me natën, etj, etj.
Synoj t’i përjetoj këto, sa më pare dhe nuk është sikur të dëgjosh, sikur t’i prekësh vet.
Edhe me bukuri?
Natyrisht, po të mos isha e bukur, as që do të merrja këtë nismë, nuk do të përcaktohesha për modelim. Femrat shqiptare janë shumë të bukura dhe kjo bukuri është dhuratë e Zotit. Por, sikurse thash edhe më herët, nuk mjafton vetëm të jesh e bukur, por duhet që të dish ta ruash bukurinë që të mos bëhet, mish për qen, sikurse thuhet. Nëse keqpërdoret bukuria për interesa meskine, atëherë është mëkat që një femër ka lindur e bukur. Bukuria nuk duhet të baltohet dhe të dhurohet sikur të ishte ajo një karamele.
Bukuria është njëfarë çelësi për të arritur diçka në jetë, por nuk është vet çelësi. Çelësi i vërtetë është puna dhe pasioni, nderi dhe krenaria, talenti dhe synimi. Duhet ditur çka je duke kërkuar nga jeta,e jo të sillesh si një pendël në ajër, ku, rafsha, mos u vrafsha, ose le të dalë ku të dalë. Jeta nuk është lodër, që të lozësh me të, ose të lozin kujt t’i teket. Për çdo gjë në jetë nevojiten kritere.
Nuk mjafton të jesh e bukur dhe të mendosh se e ke siguruar të ardhmen. Bukuria pa dije është një kukull, e cila nga jashtë duket e bukur, por nga brenda e zbrazët dhe e ftohtë.
Ne, shkojmë, që të kthehemi. Kosova ka nevoje për kuadro dhe për rini të shëndoshë e të shkolluar. Përvojat e Parisit dhe Milanos duhet të zbatohen edhe në Gjakovë, në Kosovë.
Foto: Shkëlzen Rexha
Folët për bukurinë tuaj, por asnjëherë nuk mjafton bukuria e vetme, e keni gjetur ju partnerin e bukur, të ëndrrave?
Jo, është shumë herët për këtë punë. Aktualisht jam e orientuar në karrierë, e pastaj vjen momenti për, të keqen e domosdoshme. Mendoj se femrat nuk duhet të nxitojnë të bëhen nuse, sepse kjo i pengon në arritjen e synimeve madhore. Ka disa që dorëzohen në kthesën e parë. Unë, nuk jam pre atyre që e shfrytëzojnë rastin e parë dhe e humbin torruan. Zaten, unë jam ende e re, nxënëse dhe nuk kam nevojë të nxitoj. E keqja e domosdoshme, të gjen vet, një ditë…nuk ke ku me ikë…hahah!
A ofron Gjakova kushte për argëtim?
Nuk edhe gjithaq, por unë kohen e lirë e kaloj, kryesisht në familje. Aty e gjej ngrohtësinë, qetësinë, lavdinë, madhështinë, bukurinë…nuk kam shumë kohë të lirë, sepse jam shumë e angazhuar në disa drejtime, shkollimi, modelimi, udhëtimi…
A keni shokë dhe shoqe?
Si çdo e re kam shokë dhe shoqe, të cilët i japin një kuptim të veçante jetës sime. Ata, më japin kurajo për të vazhduar më tutje. E shoh në sytë e tyre mburrjen që më kanë shoqe dhe mike.
A jeni xheloze?
Aspak dhe këtë ma kanë thënë edhe shoqet. Zaten, ende nuk kam për kë të xhelozoj, ndoshta një ditë do të lind edhe ky fenomen. Por, kam dëgjuar se xhelozia është njëfarë sëmundje. Unë nuk dëshiroj të prekem nga ky virus.
D.m.th. ende nuk jeni dashuruar?
Ende….ka kohë për vuajtje, sepse dashuria nuk është edhe aq e thjeshtë dhe e lehtë. Kërkon sakrificë, mundim, tundim, përkushtim…unë, fal Zotit ende jam e kursyer nga këto shqetësime?
Janë shqetësime të ëmbla?
Hahahha, ndoshta…mbase është ashtu, por ende jam pa shqetësime, qofshin të hidhura, apo të ëmbla.
Foto: Rouge Studio
A keni propozime për shqetësime të ëmbla?
Kam, por jam e kujdesshme dhe e përmbajtur. Tri herë mendoj, njëherë veproj. Meqë kam synime të qarta, shikoj larg dhe në maja, e majën ende nuk e kam arritur, po e kërkoj, po punoj dhe po ec drejtë saj. Nuk i dihet, por nuk kam dëshirë të mbetem në gjysmë të rrugës.
Ose, do të arrij aty ku dëshiroj, ose nuk i them vetes, Elza. Jam fanatike në kërkesat e mia të logjikshme. Nuk kam kërkesa abstrakte dhe absurde, por të realizueshme dhe reale.
Ku visheni dhe a harxhoni shumë për gardërobë?
Kryesisht vishem me shije dhe nuk harxhoj shumë për veshje. Është me rëndësi të dukesh bukur dhe jo gjithmonë çmimi e përcakton edhe bukurinë. Më pëlqen ngjyra e kuqe dhe më duket se është e vetmja ngjyre që shkon me gjithçka.
Por, jam e pasionuar për elegancë dhe shije. Moda, është shkencë, është art dhe duhet të jesh pjesë e këtij arti. Edhe profesioni im e kërkon një gjë të tillë.
Çka nuk arritëm të të pyesim?
Më duket se i thash të gjitha, edhepse në këtë botë asgjë nuk është e përfunduar. Jam koshiente për synimin tim, për ëndrrat e mia, për vështirësitë, për pengesat, por dua që t’i sfidojë dhe të arrijë në cak. .
Edhe diçka. Nëse arrij atje, ku synoj, meritë keni edhe ju, që po e zhvilloni këtë intervistë me mua. Kam dëshirë me iu falënderuar dhe t’ju përgëzoj për interesimin që të përkrahni të gjithë ata që meritojnë dhe kanë nevojë për përkrahje.
Kushedi, një ditë, ndoshta edhe unë do të bëhem gazetare televizive dhe do t’ua kthejë borxhin, duke zhvilluar intervistë me ju, hahahaa.
Faleminderit e bukura universale, Elza?
Ishte kënaqësi dhe privilegj, Shaqë!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë