Sir Elton John u pa duke e mbështetur veten me një shkop ecjeje sot (e mërkurë), teksa mori një nderim prestigjioz nga Princi Charles në njohje të karrierës së tij të suksesshme në muzikë dhe fushatave sensibilizuese për AIDS.
Muzikanti u bë anëtar i Urdhrit të Shoqëruesve të Nderit nga Princi i Uellsit gjatë një ceremonie në Kështjellën Windsor, shkruan DailyMail.
Charles, 72 vjeç, u fotografua duke biseduar me Sir Elton ndërsa ai i dorëzonte atij çmimin. Ai eci me shkopin e tij, të cilin këngëtari po e përdor pas një dëmtimi në kofshë për të cilin thotë se e ka lënë ‘të paaftë për të lëvizur anash’.
74-vjeçari, i cili u e nderua me titullin e nderit kalorës për shërbimet ndaj muzikës dhe bamirësisë në vitin 1998, ka shitur më shumë se 300 milionë disqe në mbarë botën gjatë një karriere në muzikën pop që përfshin më shumë se pesë dekada prezencë në skenë.
Hitet ndër vite të tij përfshijnë këngët e famshme: “Rocket Man”, “I’m Still Standing” dhe “Blue Eyes”, e deri te bashkëpunimi i fundit me Dua ALipën, “Cold Heart”.
Muzikanti gjithashtu i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij bamirësisë, duke përfshirë Fondacionin e tij Elton John Aids, dhe ka lobuar për mbledhjen e fondeve për të prekurit me virusin HIV/AIDS – i cili ende merr qindra mijëra jetë në vit – dhe duke inkurajuar njerëzit që të testohen.
Urdhri i Shoqëruesve të Nderit u krijua në vitin 1917 nga George V në njohje të shërbimit me rëndësi kombëtare.
Nganjëherë konsiderohet si nderi më i vogël i Urdhrit të Meritës dhe përbëhet nga sovrani, plus jo më shumë se 65 anëtarë, të cilët mund të përdorin shkronjat CH pas emrave të tyre.
Sir Elton i bashkohet një liste të shquar të të nderuarve që kanë marrë këtë titull, përfshirë Sir David Attenborough aktoren Dame Judi Dench, Sir Paul McCartney dhe kuzhinieren Delia Smith.
Sir Elton u dha fansave një përditësim në fillim të këtij muaji përpara operacionit në ijë – duke zbuluar se ai ‘nuk mund të lëvizë anash’.
Legjenda e muzikës shpjegoi se ai ka dhimbje të vazhdueshme dhe nuk kishte gjasa që ijet e tij t’i qëndronin gjatë gjithë turneut, për këtë arsye u vendos që të operohej përpara se të niste turneu ne koncerteve.
I pyetur për shëndetin e tij nga Lorraine, pasi vendosi të shtyjë turneun e tij, Elton tha: “Nuk do të isha 100 për qind në formë. Unë nuk do të isha 100 për qind i sigurt, sepse kam dhimbje në pjesën më të madhe të kofshës”.
“Nuk mund të lëviz anash. Unë nuk mund të hyj dhe të dal nga një veturë. Dhe vendimi duhej marrë, sepse nuk do të doja të dilja në skenë dhe të jepja më pak se 100 për qind”.
“Dhe nuk e di – me një vit e gjysmë turne përpara – sa kohë do të zgjaste ija ime. Ndoshta nuk do të ishte. Pra, më mirë ta kryeja atë tani”, tha këngëtari i famshëm britanik.
“Fatkeqësisht do t’i zhgënjej të gjithë njerëzit këtë vit, por do t’i zgjidhem dhe do të jem në formë shumë më të mirë”, shtoi ai.
Elton gjithashtu i tha Lorraine-s për dy djemtë e tij – Zachary, 10 vjeç dhe Elijah, tetë, të cilët i ndan me bashkëshortin David Furnish, 59-vjeç: “Ata e duan muzikën”.
“Unë u kam blerë atyre të gjitha CD-të e Beatles, The Who, Bowie dhe gjithçka. Të gjithë artistët e mëdhenj britanikë. Ata duan të gjitha llojet e muzikës. Ata janë shumë krenarë që kam një hit me Dua Lipën”, tha këngëtari.
Elton më parë zbuloi se kishte ‘dhimbje të konsiderueshme’ pasi lëndoi ijën e tij dhe ishte këshilluar që të bënte një operacion ‘sa më shpejt të jetë e mundur’.
Në shtator, ai detajoi ‘trishtimin e tij të madh’ për shtyrjen e turneut përpara se të shpjegonte: ‘Rashë në mënyrë të sikletshme në një sipërfaqe të fortë dhe që atëherë kam pasur dhimbje dhe parehati të konsiderueshme në ijë’.
Ai shkroi: “Me trishtim të madh dhe një zemër të rëndë jam i detyruar të riplanifikoj datat e turneut tim ‘Farewell Yellow Brick Road’ në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2023”, me turneun që pritet të rifillojë në New Orleans në janar të vitit 2022. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArta Nitaj bëhet nënë për herë të parë
Banori i ri me deklaratë tronditëse: Femrat si puna e Gresës duhet me i lidh dhe me i rrah me thupër
Pas debatit me Gjestin, Xheneta kërkoi që të dilte nga Big Brother
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmundje të rëndë, ja mori mendjen dhe kujtimet
Kim Kardashian shfaq fytyrën e saj pa grim dhe ndan momentet e kujdesit për lëkurën
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën