LAJMI I FUNDIT:

Elsa Lila rikthehet me koncert madhështor në Tiranë

Elsa Lila rikthehet me koncert madhështor në Tiranë
Foto: Elsa Lila/Instagram

E mrekullueshmja, Elsa Lila, pas një shkëputjeje të gjatë nga skena, u rikthye në skenë me këngën “Evita” në Festivalin e 61-të të Këngës në RTSh, ku edhe u shpall fituese në dhjetorin e vitit të kaluar.

Me sa duket zëri i mrekullueshëm, nuk po mjaftohet me këtë paraqitje.

Elsa na e bëri me dije përmes llogarisë së saj të Instagramit, se ajo do të bëjë një rikthim spektakolar, në po të njëjtën skenë ku ajo nisi rrugëtimin e saj si artiste.


Artistja tejet e admiruar nga shqiptarët, Elsa Lila, këtë rikthim do ta bëjë me një koncert madhështor të titulluar “Finalmente Elsa”, në Pallatin e Kongreseve më 1 nëntor, në Tiranë.

Foto: Elsa Lila/Instagram

Këngëtarja që bëri të gjithë shqiptarët pafundësisht krenarë kur po prezantohej si shqiptarja e parë që ngjitej në skenën e “Sanremos”, me entuziazëm shumë të madh njoftoi për koncertin e saj të parë, duke shkruar: “Ika me shijen e suksesit të ‘Evitës’ sime në festival, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.

“’Finalmente Elsa’ i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik. S’do t’ja dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë. Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë. Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim”, ka shkruar  Elsa Lila. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Dua Lipa bie në sy me pallton e saj me lëkurë gjarpri, ndërsa shijon një darkë romantike me të fejuarin në Londër

Dua Lipa bie në sy me pallton e saj me lëkurë gjarpri, ndërsa shijon një darkë romantike me të fejuarin në Londër

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Kalo në kategori