Elon Musk pati një lidhje me gruan e themeluesit të Google, Sergey Brin në dhjetor të vitit të kaluar, e cila ishte katalizatori për divorcin e tyre, thuhet sipas raportimeve të fundit.
Miqtë e çiftit i thanë Wall Street Journal të dielën se romanca e Muskit me Nicole Shanahanin ishte ajo që e shtyu miliarderin e Google të paraqiste kërkesë për divorc në janar, shkruan DailyMail.
Është e paqartë se sa zgjati romanca, por ndodhi në të njëjtin muaj që Musk mirëpriti në jetë një vajzë përmes një nëne surrogate me ish-të dashurën e tij Grimes, dhe një muaj pasi ai mirëpriti në jetë fshehurazi binjakë me një ish-ekzekutive nga një prej kompanive të tij.
Ai filloi të takohej me të dashurën aktuale, Natasha Bassett, në muajin shkurt.
Brin, njeriu i shtatë më i pasur në botë me pasuri në vlerë rreth 93 miliardë dollarë (91 miliardë euro), paraqiti kërkesë për divorc në muajin janar, duke sinjalizuar fillimin e një prej ndarjeve më të shtrenjta në historinë e Silicon Valley.
Arsyeja e divorcit, në atë kohë, nuk ishte e qartë.
Ai përmendi ‘dallimet e papajtueshme’ mes çiftit në dokumentet e divorcit, por kërkoi që dokumenti të vuloset për të mbrojtur vajzën e tij të vogël.
Çështja i dha fund të papritur miqësisë shumëvjeçare të Elonit dhe Sergeyt; në vitin 2008, Sergey dha 500,000 dollarë financim për “Tesla”-n në kulmin e krizës financiare.
Elon gjithashtu ka folur me dashuri për përplasjen në shtëpitë e Sergeit. Brin dhe Shanahan, 37 vjeç, kanë një vajzë, e cila ka lindur në vitin 2018.
Themeluesi i Google ka kërkuar që të ndajë kujdestarinë ndaj saj si pjesë e marrëveshjeve të divorcit, të cilat ata po luftojnë t’i mbajnë private nga frika se vajza e tyre do të rrezikohet nga “bullizmi” ose “rrëmbimi”.
Vet Elon Musk nuk ka komentuar mbi akuzat.
Kohët e fundit ai qeshi duke bërë shaka me faktin se është bërë baba i binjakëve, duke publikuar një status në Twitter, ku shkruante se po ripopullonte tokën me pasardhësit e tij të shumtë.
Musk ka pesë fëmijë me gruan e tij të parë, Justine; binjakët Griffin dhe Xavier (e cila ndryshoi emrin e saj në Vivian dhe tani identifikohet si femër), dhe trenjakët: Kai, Damian dhe Saxon.
Foshnja e tyre e parë, një djalë që ata e quajtën Nevada, vdiq nga SIDS në vitin 2002 si një foshnjë e vogël.
Në vitin 2020, Musk dhe Grimes mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë të cilin e quajtën X AE A-XII Musk.
Ata u ndanë në shtator të vitit të kaluar, pasi ngjizën fëmijën e tyre të dytë përmes një nëne surrogate.
Ai fëmijë ka lindur në dhjetor por është mbajtur sekret deri në mars të këtij viti.
Musk dhe e dashura e tij aktuale, aktorja 27-vjeçare australiane Natasha Bassett, u panë së bashku në jug të Francës në maj.
Mësohet se ata kanë nisur lidhjen në muajin shkurt.
Ai nuk është i vetmi burrë në familjen e tij që ka rrëmbyer titujt e lajmeve të mediave së fundmi me imoralitetin e tij. Në fillim të këtij muaji, babai 76-vjeçar i Muskit, Errol, konfirmoi se ai kishte mirëpritur në jetë një vajzë të dytë me njerkën e tij, Jana Bezuidenhout.
Errol u martua me nënën e Janas, Heide Bezuidenhout në vitin 1979, kur Jana ishte katër vjeçe.
Në vitin 1997, Errol dhe Heidi u divorcuan.
Në vitin 2017, ai mahniti familjen e tij duke njoftuar se Jana, tashmë në fund të të njëzetave, ishte shtatzënë me fëmijën e tij.
Ajo tani është 35 vjeçe dhe dyshja nuk jetojnë më bashkë.
Thuhet se Brin zotëron interesa të shumta në bizneset e shumta të Muskit, të cilat ai ka urdhëruar që t’i shesin ndihmësit e tij.
Kur nisën procedurat e divorcit në janar, Nicole i tha revistës Puck: “Shpresoj që unë dhe Sergey të ecim përpara me dinjitet, ndershmëri dhe harmoni për hir të fëmijës tonë. Dhe ne të dy po punojmë drejt kësaj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës