LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk ‘përplaset’ me Bernie Sanders, ofron për të shitur më shumë aksione të Tesla-s

Elon Musk ‘përplaset’ me Bernie Sanders, ofron për të shitur më shumë aksione të Tesla-s

Shefi Ekzekutiv i Tesla Inc, Elon Musk u gjend në një përplasje me Bernie Sanders të dielën pasi senatori amerikan u kërkoi të pasurve të paguanin “pjesën e drejtë” të taksave.

“Ne duhet të kërkojmë që shumë të pasurit të paguajnë pjesën e tyre të drejtë”, shkroi Sanders në Twitter, përcjell Telegrafi.

Dhe duke ironizuar me senatorin 80-vjeçar, Musk u përgjigj duke thënë: “Unë vazhdoj të harroj që je ende gjallë”.


Miliarderi i Tesla-s, i cili kishte “shkarkuar” tashmë një total prej 6.9 miliardë dollarësh të aksioneve në kompaninë e makinave elektrike që nga 12 nëntori, shkroi më tej, “Dëshiron që të shes më shumë aksione, Bernie? Thjesht thuaje sa”.

Ndryshe, postimi i Sanders në Twitter vjen në sfondin e përpjekjeve të Uashingtonit për të rritur taksat për super të pasurit.

Demokratët e Senatit të SHBA kanë zbuluar një propozim për të taksuar aksionet e miliarderëve dhe asetet e tjera të tregtueshme për të ndihmuar financimin e agjendës së shpenzimeve sociale të presidentit Joe Biden dhe për të mbyllur një boshllëk që i ka lejuar ata të shtyjnë taksat mbi fitimet kapitale për një kohë të pacaktuar.

Një javë më parë, Musk shkroi në Twitter se do të shiste 10% të aksioneve të tij nëse përdoruesit e platformës së mediave sociale miratonin masën. Rreth 57.9% e njerëzve votuan për shitjen e aksioneve. /Telegrafi/