Elon Musk ka mohuar një pretendim se ai kishte një ‘lidhje tre-palëshe’ me ish-gruan e Johnny Depp, Amber Heard, 34 vjeçare dhe modelen Cara Delevingne, 27 vjeçare.
Ishte pohuar në dëshmitë e reja shpërthyese se Musk dhe Delevingne ishin përfshirë në një marrëdhënie sekrete të trianshme në vitin 2016, shkruan DailyMail.
Dokumentet e gjykatës pretendojnë gjithashtu se lidhja e Heard me Musk filloi para se ajo të ishte ndarë zyrtarisht nga aktori Johnny Depp.
Në një prononcim për “Page Six”, Elon Musk tha se nuk kishte asnjë të vërtetë në këto pretendimt që treshja e famshme të kenë pasur një marrëdhënie intime në një ‘penthouse’ në qendër të Los Angeles në fund të vitit 2016, pasi Heard u nda nga ylli i “Pirates of the Caribbean”.
Pretendimet bën bujë kohëve të fundit pasi ato u thanë nga Josh Drew, një mik dhe ish-fqinj i Heard dhe Depp.
“Cara dhe unë jemi miq, por kurrë nuk kemi qenë intimë. Ajo do ta konfirmonte këtë”, ka thënë Musk.
“Gjithashtu, unë dëshiroj të konfirmoj përsëri se Amber dhe unë filluam të dilnim rreth një muaj pas paraqitjes së divorcit të saj. Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë në afërsi të Amber gjatë martesës së tyre”, shtoi tutje ai.
Musk pastaj komentoi mbi padinë e duhur, në të cilën Depp po hedh në gjyq ish-gruan e tij për 50 milionë dollarë për shpifje pas divorcit të tyre në vitin 2017.
“Lidhur me këtë padi, unë do të rekomandoja që të gjithë të përfshirët ta harronin këtë shpifje dhe të vazhdojnë më tej”, tha ai.
Një nga zëdhënësit e Musk-ut në fillim të kësaj jave hodhi poshtë pretendimet për një aferë ose marrëdhënie tre-palëshe, duke e quajtur një marrëzi.
“Elon dhe Amber nuk filluan të takonin njëri-tjetrin deri në maj të vitit 2016, dhe madje edhe atëherë takimet ishin të rralla”, tha zëdhënësi.
“Lidhja e tyre nuk u bë romantike deri ca kohë më vonë”, shtoi tutje.
Juristët e Depp kanë marrë deklarata nga dhjetëra miq dhe bashkëpunëtorë të tjerë, përfshirë Josh Drew, i cili më parë ishte martuar me shoqen më të mirë të Heard, Raquel ‘Rocky’ Pennington.
Në fragmentet e shikuara nga DailyMail.com, ekipi juridik i Depp e pyeti Drew, i cili jetonte pa qira në një prej apartamenteve të shumta fqinje që zotëronte Depp, atë që dinte për një supozim të dyshuar që Heard po shkonte me një mashkull tjetër.
“A ju tha Rocky Amber Heard që kishte nisur një lidhje të re me Cara Delevingne ndërsa ajo ishte akoma e martuar me Johnny Depp?” pyet avokati Benjamin Chew.
“Po”, thotë Drew, i cili më pas është ndarë nga Pennington.
“A ju ka thënë ndonjëherë ajo me fjalë ose përmbajtje ndërsa Amber ishte akoma e martuar me Johnny Depp që të tre, Amber Heard, Elon Musk dhe Cara Delevingne e kaluan një natë së bashku?”, ishte pyetja e radhës nga avokati.
Dhe “Po” ishte prapë përgjigja e Drew. “Deri në datën specifike, nuk mund ta them”, kishte vazhduar më tej ai.
“Pra, ata kishin një lidhje tre-palëshe?”, pyeste më tej ekipi juridik, dhe Drew më pas sërish e pohoi.
Depp pretendon ndryshe në dosjet e gjykatave, duke thënë se stafi në ndërtesën Lindore të Kolumbisë kujtojnë që Musk po e vizitonte Heard në orët e vona ndërsa Depp ishte në xhirimet e një filmi në vitin 2015.
Ndërkohë, një burim pranë personazheve të ngjarjes, ka rrëfyer se edhe modelja Cara Delevigne mund të ftohet që të dëshmojë rreth kësaj ngjarje.
“Cara mund të ftohet për të dëshmuar gjithashtu”, ka thënë në kushte anonimiteti ky burim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Milaim Zeka-banorëve: Po silleni si të virgjër, e të virgjër asnjë nuk jeni
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë – stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij
Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje