Kryetari i ri i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka mbajtur sot konferencën e parë për media nga marrja e detyrës së tij për të udhëhequr me këtë komunë. Ai tha se borxhi i komunës momentalisht është 3 milionë euro, ndërsa prezantoi edhe borxhet që komuna ka pasur nën udhëheqjen e menaxhmentit të kaluar.

“Nga të dhënat e dalura nga dita e sotit , mund të themi lirishtë se borxhi i komunës së Sarajit, flasë si komunë, nga të dhënat e reja të përditësuara është 3 milion euro. Borxhi i ndërmarrjes publike, në kuadër të komunës së Sarajit-Higjena Komunale është 425.000 euro, borxhin të cilën e ka çerdhja Filizi, në kuadër të komunës së Sarajit 230.700, borxhin të cilat e kanë shkollat fillore komunale është 198.000 euro, borxhin të cilin e ka ndërmarrja publike për menaxhim me ndriçimin publik është 127.000 euro”, tha Elmazi.


Këto borxhe, Elmazi tha se e kanë mbajtur komunën e bllokuar që nga marrja e mandatit, pasi siç tha, përbmaruesit kanë qenë aktiv.

Ai më tej tha se kanë hasur edhe në kontrata të shumta, marrëveshje të paarsyetuara dhe shpenzime të bëra pa karar. Sipas tij, këto praktika nuk kanë të bëjnë asnjë lidhje me interesin publik, prandaj komuna është futur në kaos financiar.