Ellen me një ndryshim në dukje, ajo siç duket ka hequr dorë nga flokët e saj karakteristike bionde

Ellen DeGeneres dukej krejtësisht ndryshe me paraqitjen e saj së fundmi përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale.
Ish-prezantuesja e famshme 67 vjeçe – e cila u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të kaluar – publikoi një video duke kositur barin.
Ellen së bashku me bashkëshorten e saj, Portia de Rossi, janë zhvendosur së fundmi në një pronë tjetër pranë Oxfordshire, pasi banesa e tyre në Cotswolds u përmbyt rëndë pak kohë pasi ishin vendosur atje.
Në videon e publikuar, DeGeneres shihet mbi një kositëse të verdhë, ndërsa zbulon se ka hequr dorë nga flokët e saj karakteristike bionde, duke i lyer ato në një nuancë brune.
Ylli televiziv shfaqet duke drejtuar kositësen nëpër një fushë të madhe, ndërsa qielli ishte i mbuluar nga re të dendura gri.
Në pjesën e poshtme të videos ishte shtuar teksti: “Si filloi.” Më pas videoja kalon në një tjetër moment, ku Ellen ndihmohet nga një person tjetër pasi makina duket se ishte prishur në një pjerrësi të theksuar.
Klipi përfundon me një tjetër tekst të shfaqur në ekran: “Si përfundoi.”
Ellen dukej krejtësisht ndryshe siç jemi mësuar ta shohim. /Telegrafi/













































