"Elkos Group" merr dy çmime të rëndësishme: Tatimpaguesi dhe eksportuesi më i madh i vitit 2017 (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ka marrë dy lajme të mira. Bëhet fjalë për kompaninë e tij "Elkos Grup", që është shpallur tatimpaguesi më i madh dhe më i rregull në Kosovë për vitin 2017 si dhe eksportuesi më i madh i vitit. Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e tij. "Miq, koleg dhe konsumatorë, dy lajme të mira, dy suksese tona të përbashkëta. 'Grupi Elkos' sot mori dy çmime: 1 Duke u shpallur tatim paguesi më i madh dhe më i rregullt në Kosovë për vitin 2017. 2 Eksportuesi më i madh për vitin 2017. Oda Ekonomike e Kosovës në evenimentin për ndarjen e mirënjohjeve, për kompanitë kosovare e mbështetur nga Ministria e Financave, Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës na nderuan me dy mirënjohje për grupin "Elkos". Administrata Tatimore ka dhënë Mirënjohje për tatimpaguesin më të madh dhe më të rregulltë për vitin 2017, ndërsa Doganat e Kosovës na renditen si eksportuesi më i madh për vitin 2017. Me këtë rast, unë si pronar dhe Deputet i Kuvendit të Kosovës ndjehem krenar me stafin menaxherial i cili kreu me sukses obligimet e veta ligjore dhe kontraktuale duke qenë tatimpaguesi më i madh dhe i rregullt konform ligjeve të Kosovës dhe njëkohësisht eksportues i vitit 2017, si nevojë që Kosova dhe ekonomia e saj e kanë në këtë periudhë. Falënderime të veçanta për blerësitë, konsumatorët dhe qytetarët të cilët ishin më meritorët dhe konsumuan produkte e ne veçanti ato vendore. Marrja e këtyre dy çmimeve të vitit 2017, mua personalisht dhe familjen e madhe 'Elkos' e obligon për angazhime dhe sinqeritet të mëtejmë karshi ndërmarrësive dhe përgjegjësive në vitin 2018. Gëzuar... Ramiz Kelmendi - Deputet i Kuvendit të Kosovës pronar i 'Elkos group-Etc'" (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/




















































