LAJMI I FUNDIT:

Eliza Hoxha deklaron afro shtatë mijë euro posedim të veprave të artit në deklarimin e pasurisë

Eliza Hoxha deklaron afro shtatë mijë euro posedim të veprave të artit në deklarimin e pasurisë
Eliza Hoxha (Foto: Eliza Hoxha/Instagram)

Janë bërë tashmë publike listat për personat zyrtar që kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Këngëtarja dhe arkitektja e njohur, Eliza Hoxha, e ka kryer këtë detyrim për shkak të funksionit që ushtron edhe si deputete në Kuvendin e Kosovës.

Si pasuri të paluajtshme, Eliza ka deklaruar se ka një banesë 64 metra katrorë, e cila është në pronësi të saj që nga viti 2008 dhe ka vlerë afro 60 mijë euro.


Foto: Agjencia Kundër Korrupsionit

Ndërkohë, në pasuri të luajtshme, interpretuesja e hitit “Rruga e zemrës” ka deklaruar një veturë të tipit “Toyota” në vlerë 10 mijë euro të blerë përmes kredisë në vitin 2020 dhe vepra arti në vlerë 6,800 euro.

Kjo e fundit duket e rrallë për një deputet, pasi këngëtarja duket se bën pjesë në listën e ngushtë të një pjese të vogël të politikanëve që nuk kursejnë blerjen e veprave të artit.

Foto: Agjencia Kundër Korrupsionit

Hoxha ndërkohë nuk ka zotërim të aksioneve në shoqëri tregtare, posedim të letrave me vlerë, posedim të kriptovalutave apo para të gatshme në institucionet bankare.

Adriana Matoshi deklaron pasurinë, afro 28 mijë euro të hyra vjetore dhe vetëm një shtëpi në pronësi të prindit
Lexo po ashtu Adriana Matoshi deklaron pasurinë, afro 28 mijë euro të hyra vjetore dhe vetëm një shtëpi në pronësi të prindit

Si të hyra financiare, ajo ka deklaruar rrogën e saj si deputete si të njëjtin burim të ardhurash, nga i cili siguron mbi 22 mijë euro të hyra vjetore.

Përveç rrogës, këngëtarja dhe arkitektja ka deklaruar edhe disa të hyra ‘cash’ që ka marrë si mëditje në udhëtimet zyrtare e angazhuar nga Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/

Foto: Agjencia Kundër Korrupsionit

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori