LAJMI I FUNDIT:

​Eliza Hoxha: Cili është plani i Qeverisë për të pagjeturit nëse s’ka marrëveshje me Serbinë

​Eliza Hoxha: Cili është plani i Qeverisë për të pagjeturit nëse s’ka marrëveshje me Serbinë
Arkiv

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, i bëri sot thirrje Qeverisë Hoti që të tregojë planin për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, derisa përmendi marrëveshjen e Uashingtonit ku kundërshtoi barazimin e të pagjeturve me personat e zhvendosur.

Ajo gjatë seancës plenare të Kuvendit lidhur me çështjen e të pagjeturve, ka thënë se pengimi për qasjen në informata me rëndësi për publikun dhe fshehja e paligjshme e arkivave nga organet shtetërore, tregon për mungesë e vullnetit nga ana e Serbisë lidhur me çështjen e të pagjeturve.

“Imagjinojeni, personat e zhdukur janë vrarë dy herë, një herë në Kosovë, një herë janë zhvendosur si trupa të vdekur në Serbi, dhe në këtë marrëveshje ata janë të barasvlershëm me të zhvendosurit e gjallë nga rrethanat e kohës”, tha ajo.

Hoxha tha se Serbia ka kryer krim të dyfishtë, duke vrarë civilët e pastaj duke i zhvendosur në Serbi dhe duke fshehur faktet për krimet që kryera.

“Është shumë me rëndësi cili do të jetë pozicioni i kësaj qeverie përbrenda procesi të dialogut Kosovë-Serbi, e për këtë Grupi parlamentar i PDK-së ka disa çështje që do t’i ngre. Nëse marrëveshja Kosovë-serbi nuk arrihet, cili është plani i kësaj qeverie lidhur me çështjen e të zhdukurve? A janë të njoftuar familjarët e të zhdukurve, apo organizatat që i përfaqësojnë lidhur me planet e qeverisë lidhur me këtë çështje dhe a keni marrë aprovimin e tyre, çfarë do të ndodhë me Komisionin qeveritar për personat e zhdukur? A do të rresht së funksionari tani ky komision deri në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë? A keni ngritur çështjen e deklaratave të përfaqësuesve serb lidhur me fshehjen e vendndodhjeve të pagjeturve, në takimet me përfaqësues ndërkombëtarë apo me BE-në si ndërmjetësuese e dialogut”, tha Hoxha. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori