Elinel publikon klipin e ri "Lambo"

Reperi i njohur Elinel ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Lambo”.
Kënga është punuar nga Cricket, ndërsa për tekstin është kujdesur vet reperi.
“Lambo” është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft interesant, i cili i përshtate këngës.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit PinkMoon Creative.
Elinel është ndër reperët më të pëlqyer në trevat shqiptare, dhe është shquar gjithmonë për stilin e tij unik.
Ai vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe me koncerte, dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/03/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































