Ideja për këtë bashkëpunim i ka lindur këngëtares, pasi nisur nga koncertet që jep brenda dhe jashtë Shqipërisë, ka bërë një lloj testimi të publikut që i dëgjon dhe i pëlqen këngët e saj.

Nga ana tjetër ky do të jetë dhe një pohim i vërtetë i këngëtares për publikun se ajo është kthyer në Shqipëri pas disa vite qëndrimi në Amerikë. Eli Fara ka pohuar se tashmë që ka marrë nënshtetësi amerikane, SHBA do mbetet një vend që ajo vetëm do ta vizitojë dhe do japë koncerte. /PamoramaPlus/