LAJMI I FUNDIT:

Elezi jep detaje për zgjedhjet: Nga diaspora kishte aplikantë që nuk kishin mbushur moshën 18 vjeçare

Elezi jep detaje për zgjedhjet: Nga diaspora kishte aplikantë që nuk kishin mbushur moshën 18 vjeçare

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur për përgatitjet që po bënë ky institucion për zgjedhjet e parakohshme.

Elezi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se votat e diasporës do të pranohen në adresë të KQZ-së deri më 5 tetor ashtu siç e parasheh ligji.

Duke folur për refuzimin e rreth 5 mijë aplikacioneve nga diaspora, Elezi ka thënë se një pjesë e tyre nuk kanë dërguar dokumente të vlefshme ndërsa një pjesë tjetër që kanë aplikuar për të votuar, nuk kanë pasur moshën 18 dhe as nuk do ta mbushin deri më 6 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së ka thënë se janë shtypur rreth 100 mijë fletëvotime më pak se që ka votues pasi janë marrë parasysh trendet e viteve të kaluara, kur pjesëmarrja në votime nuk e kalon 45 për qind.

Elezi ka thënë se në këto zgjedhje rreth 2,400 votues që kanë ndryshuar qendrën e vendvotimit brenda komunave të njëjta. Ai thotë se janë refuzuar disa mijëra kërkesa për ndryshim të vendvotimit brenda të njëjtës shkolle dhe disa të tjera për shkak se nuk kanë paraqitur dokumente identifikimi.

Zëdhënësi i KQZ-së duke folur për dokumentet e nevojshme që nevojiten për votim, ka thënë se kjo është bërë për të evituar problemet që kanë ndodhur në të kaluarën sidomos me votat që kanë ardhur nga katër komunat veriore me shumicë serbe.

Ai thotë se në këto zgjedhje janë certifikuar rreth 1300 vëzhgues e një pjesë prej tyre janë ndërkombëtarë.

Elezi duke folur për ditën e zgjedhjeve ka thënë se po planifikohet që rezultatet preliminare të shpallen brenda asaj date më pas të vazhdohet me procedura tjera apo për të shqyrtuar ankesat e mundshme nga subjektet politike apo kandidatët./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori