Eleni Foureira u krahasua me linjat trupore të këngëtares kolumbiane Shakira.

Këngëtarja shqiptare ka përfaqësuar shtetin qipriot në festivalin e sivjetmë evropian të muzikës të njohur si Eurovision.


Bukuroshja zuri vendin e dytë në këtë ngjarje madhore në saje të performancës së shkëlqyeshme me këngën "Fuego".

eleni 1

Por, duket se nuk ka pushim për kaçurrelen tonë pasi që ka sjell këngën më të re të shoqëruar me video, ku shfaqen ushtarë turq dhe grek.

“Karamel”, titullohet kënga e re teksa për muzikën është përkujdesur Doron Medalie, Moshe Peretz, Avi Ochayon gjersa tekstin e kanë shkruar Sophia Papavassiliou dhe vetë Eleni.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtares që do të publikon edhe projekte të tjera. /Telegrafi/