Mbrëmë, këngëtarja e njohur, Eleni Foureira ka mbajtur një koncert madhështor në Tiranë.

Bukuroshja nga Fieri, muaj më parë kishte njoftuar se do jetë e pranishme në një koncert në Shqipëri, me 25 korrik.


Ndonëse nuk është publikuar ende ndonjë fotografi apo video nga koncerti i lartpërmendur Eleni me siguri që ka ‘ndezur’ atmosferën në vendin e saj.

EleniFoureira (Foto: Instagram/EleniFoureira)

Megjithatë, 31 vjeçarja është nderuar me mirënjohje nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili ndau një foto me ndjekësit në Instagram.

“Foto e ditës”, është përshkrimi i Veliajt që ia ka bashkangjitur imazhit.

Eleni2 e1524316921465

Ndryshe, Eleni në Festivalin Evropian të këngës e përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego”, ndërsa ishte shumë pranë që ta fitonte garën.