LAJMI I FUNDIT:

Elemente të realizmit magjik, në poezinë e Xhevdet Bajrajt

Elemente të realizmit magjik, në poezinë e Xhevdet Bajrajt

Nga: Emrije Krosi

Takimi me poezinë e Bajrajt ishte shumë befasuese, por në realitetin shqiptar, këtej dhe andej Drinit, ne folim dhe shkruajmë vetëm post-mortun, duke i “njohur” aq shumë vlera deri në tepri, duke e ngritur në qiellin e Epërm si Hyjni, por kur është gjallë ose do të anatemohet, do të mënjanohet apo me kast do të harrohet, ose … ose thjesht do të vegjetojë si një gjallesë, pa kurrfarë interesi si poet apo shkrimtar, nëse nuk është pjesë e ndonjë kasti apo klani politik në arerën shqishkruese mbarëshqiptare.

Meqë poeti jeton aq larg atdheut të tij, në tokën e Majave (një poezi palimpseset të mitologjisë së majave dhe të një kulture pak të njohur nga lexuesi shqiptar [shën. im. e.k]), ka një poezi të ndërtuar në formë rrëfimi (në kohën e shkuar), një teknikë jo shumë e njohur për poezinë shqipe (njihet në teknikën shkrimore të prozës).


Poezia e Bajrajt është një ars combianata, me shumë elemente si: nga poezia (letërsia e burgologjisë), mitologjia shqiptare, e majave, elemente biblike, surrealiste, moderniste, eksitencialiste, realizmi magjik, hermetizmi etj. Stili unik i personalizuar si referencë ndaj postmodrenizmit (Sarup: 1993), brenda thagmës së termit differencae, duke ndërtuar semantikën tekstore mbi disa topose gjuhësore, poeti ka gjithërrokur nëpërmjet përmasës së kohës dhe hapësirës, si në diakroni dhe sinkroni, ashtu edhe në rrafshin e leximit në horizontalisht dhe vertikalisht në formë ambivalence themelore (Lewalski; 1992), brenda teknikës së ndërtimit të tekstit, përpunon substancën e “thellë” të kujtesë kolektive (atdhetare) dhe personale (të burgut) kontrastin dhe diferencën e kuptimit, brenda përpunimit ligjërimor, që këlthet për ikjen, për mallin, për absurdin e etnisë dhe të kombit, ku “vlon” dhe rritet Pema e Gjakut dhe Pema e Tamblit Iliro-Dardan.

***

Xhevat Bajraj ka botuar në Prishtinë dy libra të tij, “Kafe me nënën” (Bajraj: 2020) dhe vëllimi tjetër me poezi, “Me zemër në qesë najloni” (Bajraj: 2021). Linja e poezisë së Bajrajt është linja ku nëpërmjet ekfrazës (Baldick: 2001) (përshkrimi i peizazhit është një nga format më të zakonshme të ekfrazës), nëpërmjet tablove të krijuara, sendërton të tashmen dhe të shkuarën, nëpërmjet shenjuesit konvencial [nënës] si mungesë jo vetëm ligjërimore, por edhe si një imazh që evokon pafajësinë fëmijërore, ku ngërthehet aktualiteti shqiptar, me nostalgjinë, mallëngjimin për vendlindjen, edhe si kontrast me të gjitha kontinentet dhe kulturat e shumta (Vickers: 1988). Në këtë vëllim poezia më e mirë është: “De Niron do ta vrasin në fund të filmit” kurse libri: “Me zemër në qesë najloni” ka tjetër tematikë. Libri ndahet në këto pjesë:

• pjesa e parë (“Vatër”), kryesisht është një poemë me tetë (8) pjesë, me titull: “Kosova dhe shqipëria”, pj. I, vargjet: ishte kohë e rëndë / qielli dhe toka përgatiteshin / t’i ndërronin vendet mes tyre / Shqipëria mezi qëndronte mbi gjunjë / liria dukej se do t’i mbetej në fyt / Një kohë të gjatë / as poetët / s’dinin ç’të bënin me të / (duhet të gjendet një fjalë tjetër / për ndryshimet radikale në politikë) / pas shitjes së Murit të Berlinit / copa-copa / turistëve / Kosova bëhej gati të dhunohej / të digjej / të therej, f. 3. Që në titull libri tregon për zemrën në qese najloni, një zemër që mbahet me kujdes në një qese, por metaforisht, zemra në qese nuk jeton, ajo vdes nga përmallimi, nga largësia në mërgim. Pjesa e parë, “Vatër”, na servir situatën e fundviteve ‘80-të të shekullit të kaluar, ku historia mbart të gjitha ato ndërlikime të origjinës që transmentohen nëpërmjet poezisë dhe “tradita” përcakton vetëdijen (Dickinson: 1951); struktura që na jep hollësi në formë rrëfimi dhe veprimi, që nuk e koncepton poezinë në bazë të tekstit, por zgjeron fabulën duke lidhur mendimin dhe botën poetike, si një rrëfim në vetën e tretë.

• pjesa e dytë (“Qengjat që nuk do të rriten”), ka gjithsejtë tridhjetedy (32) poezi. Në këtë pjesë poezia është me subjekt nga e shkuara, tematika të kohës së dhunës së luftës në Rahovec (mërgimi padrejtësisht i poetit në Meksikë). Në poezinë: Biberioni i përgjakur”, vargjet: kufoma e foshnjës / e mbante rreth qafës / biberonin e përgjakur / Qau e qau derisa / viti i lindjes në gurin e varrit u bë / i njëjtë me vitin e vdekjes, f.26, informacioni që përcjell poezia postmoderniste ka dy kahe: nga e shkuara tek e ardhmja dhe anasjelltas, gjendet në të gjitha kategoritë dhe tematikat stilistike, si poetika të diskurseve të ndryshme, ku surrealja konvecionon realitetin, nga stimulimi i të vërtetës, imazhi që krijon autori, duke ndërtuar një tension emocionalo-artistik, se dallimi mes kufomës fizike dhe absurdit të fëmijës së vdekur, lidh objektin dhe subjetin, individin dhe realitetin, autorin dhe lexuesin, historinë dhe të vërtetën, që janë sa anonime, aq edhe perceptime personale (Rosenau: 1992) të botës reale. Mënyra e shkrimit të temave si: Varreza masive prej uji (apo dy palë këmbë dhe një dorë)” duket se poeti kërkon të mposhtë absurdin e luftës, deri tek titulli tjetër por aq surreal, nëpërmjet vargjeve: kur u kthye burri pas disa ditëve / nga malet / të shihte / a e kishte shtëpinë në këmbë / hyri brenda e ndezi një cigare / dhe po i numëronte / gjërat që ia kishin vjedhur / Papritmas / një plumb që po qëndronte si në pauzë / brenda murit / e vazhdoi rrugën dhe u ndal / mu në gjoksin e tij, nga poezia: “Vrima në mur”, f. 36, vdekja irreale nga plumbi metaforik, bashkohet me supër(r)ealen që bashkëjetojnë në poezinë e Bajrajt, se është e pamundur të specifikojmë atë që ndan realitetin nga poezia, duke gjetur mënyrat për të dalluar poezinë si një marrëdhënie e përcaktimit të formave të veçanta të realitetit (Glück: 1992).

• pjesa e tretë (Tri poezi nga burgu i Pozharevcit dhe një poezi nga burgu i Dobravës”), me katër (4) poezi, preket tematika e poetëve të ish-të burgosurve (në Shqipëri nga regjimi komunist dhe Kosovë nga regjimi serbo-sllav) apo ndryshe quhet letërsia (poezia) e burgologjisë (Zhiti: 2010 ), pjesë e së cilës ka qenë edhe vetë poeti, nëpërmjet vargjeve: përnatë / e vizatonte një zog / në murin e qelisë së tij të burgut / por në mëngjes / nuk e gjente zogun aty, f.51 nga poezia: “Burgu i Dobravës”. Metafora e zogut dhe simboli i burgut, krijojnë metoniminë e mungesës së lirisë, se zogu është “pushtues” i hapësirave të lira, por edhe vetë poeti është “pushtues” i shpirtrave të lira, nëpërmjet fjalës së lirë.

• pjesa e katërt: (“Skeleti i vajzës me kukulla”), përbëhet me rreth pesëdhjetetre (53) poezi, ose cikli më i gjatë. Në këtë cikël poezitë: “Peshkimi i një qeseje najloni”, “Skeleti i vajzës me kukulla”, “Këpucët prej lëkure”, “Me zemër më qese najloni”, “A guxoj ta prek me gisht Sarandën” etj., janë poezi të dhembjes së mërgimit, që qartësojnë “zërin” biografik të poetit, nëpërmjte vargjeve: kur e zë gjumi / i kujtohen ditët / e dhunës / që ranë si gjethe / të pemës së jetës / që kurrë më / nuk u vesh me to f. 66, poezia: “Me zemër me qese najloni” poezitë kanë topika dhe (nën)topika si:

a) topika dhe (nën)topika e përshkrimit dhe karakterit,
b) topika dhe (nën)topika e të kuptueshmes dhe thelbësores,
c) topika dhe (nën)topika e arsyes dhe ndikimit,
d) topika dhe (nën)topika e përjetimit të dhimbjes,
e) topika dhe (nën)topika e dëshmive okulare,
f) topika dhe (nën)topika e autencitetit në poezi, që nënkuptohen nëpërmjet ekstremeve të përvojës së dhimbshme (Wainwright: 2004), ku rrethina poetike shënjohet me imazhe metaforike, metonimi dhe sinedoka ku hapësira poetike dhe kohore, nëpërmjet konceptit dhe “formës”, duke e plazmuar poezinë me elokuencën e ndërlikuar të fjalës poetike. Vargjet poetike: kjo dëshmon / se përse jemi ndalur / e flemë / e hamë / e pimë / e bëjmë seks / përpara dritës së kuqe të semaforit të historisë, f. 79, nga poezia “Drita e kuqe e semaforti të historisë”, poezi kjo që nëpërmjet përsëritjeve të [zanores (e)] shoqëruar me foljet: [flej / ha / pi / bëj] folje kryesisht lëvizore, historia njerëzore lëviz si vetë semafori. Duke i dhënë intesitet zanor dhe gjuhësor poeti, kërkon të përfitojë nga perceptuesit: dhënësit dhe marrësit nëpërmjet shenjave gjuhësore (Turner: 1998), se dallimi tip / shenjë mbetet një dallim midis vetive të perceptueshme dhe jo të (pa)perceptueshme.

• pjesa e pestë: (“Ata janë më shumë”), me nëntëmbëdhjetë (19) poezi. Në këtë cikël, poezitë janë kryesisht poezi ku poeti nëpërmjet ironisë dhe sarkazmës, “fshikullon” korrupsionin aktiv dhe pasiv, [-pseudot / -istët], politikanët, patriotët, poetët, historianët, atdhetarët egoistët, narcizistët, lajkataristët, maskilistët, feministët, nihilistët, ateistët, blafsemistët (të gjitha fushave dhe sferave) të atdheut të tij, edhe pse i dhembin dy pjesët e (për)gjysmuara të atë(mëmë)dheut. Vargjet : kam frikë se politikanët tanë / kurrë nuk do të mund të mposhten / se ata janë katër a pesë / e populli / eh / populli është i vetëm, f / 115, nga poezia: “Ata janë shumë”, duke theksuar semantikën e përmbajtjes dhe minimizimet sintaksore, lidhjet poetike dhe ndjeshmëria e tij “nervoze” shpalon ironinë e thellë: nëpërmjet ironisë së fjalës dhe të jetës (Apolloni: 2016) (se)ndërtimi i raportit të ironisë gjithërrok fatin e atdheut. Alegoria brenda metaforës së kuptimit në të gjitha nivelet e ndryshme të njohjes, krijon raporte të dukshme dhe të tërthorta njëkohësisht me ironinë, duke organizuar një strukturë enignatike si :

– struktura e kuptimit,
– struktura ekzistencialiste,
– struktura intertekstuale,
– struktura dekonstruktiviste.

• pjesa e gjashtë: (“Kënga e kumrisë”), nënnjësia me njëzetekatër (24) poezi. Janë poezi që trajtojnë tema më individuale, më personale, tema që lidhin kujtimet nga atdheu me mollët e mbjellura në bahçe nga babai, me peshën e mërgimtarit të largët me mungesën dhe mallin, me kujtimet dhe miqësitë, atdheu i tij mpaket teksa pengesat lartohen prore, kufijtë e hapësirës (dhe kohës), ku gjethnojnë simbolet letrare, rroken shumë simbolika (Ferber: 1999), nëpërmjet (tej)optikave:

– (tej)optika e jetës / vdekjes nag vargjet: dikur u lodha duke shëtitur i vdekur / dhe vendosa të vij në Meksikë

– (tej)optika e botës shtazore (qentë, lopa), vargjet: ndërrohet pyetja / si ju duket Meksika / (qeni me prejardhje të ujkut ilir / e ul pak bishtin / vetëm pakëz), f.117

– (tej)optika e marrëdhënies atë-bir, nëpërmjet vargjeve: edhe babai mbillte pemë në kopsht / thoshte fëmijët e tu do t’i hanë / Herën e fundit kur isha në Kosovë / motra m’i futi dy kokrra mollë në valixhe / pa e ditur unë / në aeroportin e Meksiko Sitit u alarmuan,f. 133.

– (tej)optika e vetmisë dhe përjashtimit,

– (tej)optika e harmonisë së natyrës, vjen me vargjet: nëpër të njëjtën dritare / hyri një / dallëndyshe / më mori me sqep / si të isha një fije kashte / dhe më dërgoi në pranverën / nga e cila më kishin përzënë / qëmoti f. 141,

– (tej)optika e realizmit magjik, vargjet: ju zotëri edhe pak do t´i mbushni 700 vjet / Ju / ju nuk keni / ju thjesht nuk mund të keni ardhmëri, f. 162.

– (tej)optika e mitologjisë biblike+mitit të majave: një gjel këndon në orën një pas mesnate / ca thonë se kur gjeli këndon pa kohë / do të prishet moti / Pas ca orëve zbardhi dita / dielli lindi në kohë të caktuar / pa u vonuar as një sekondë / njerëzit dolën nga errësira f. 163, gjeli është simbolika biblike e tradhtisë së Judës (kundër Jezusit ), simbolika e tradhtisë dhe arratisja nga atdheu, por gjeli / këndezi (në gjuhën popullore) lajmëron prishjen e motit, kurse dielli tek majat është Piramida e Diellit (Hammond: 1988) .

• pjesa e shtatë: (“Rruga që kurrë nuk humbet”) me njëzeteshtatë (27) poezi, gjithërroken siç është hermetizmi, modernizmi dhe postmodernizmi, duke e transformuar tekstin si nëntekst, nga rrëfimi mitikrrëfim letrar, që lidhet edhe me mitokritikën ( Brunel: 1992), duke medituar për botën, atdheun, dhimbjen, vetminë dhe njeriun duke shpalosur imazhe lirike, si poezi spontane mes vetëdijes dhe (pa)vetëdijes, si mënyrës e konceptimit të realitetit brenda poetikës së receptimit, jo vetëm drejt një poezie të përjetimit por edhe të receptimit, të dikotomisë së gjuhës dhe realitetit të dëshirës dhe mundësisë, përtej teknikave postmoderne që herë -herë i nënshtrohet keqpërdorimit (Walker: 1996), shumë mëpërtej zërit poetik realist, ekzistencialist, surrealist, deri tek magjia e realizmit magjik, ku poeti ngërthen Unin Poetik, kapet, mbahet, lundron, anon, mbulon, dredhon anësive të përditësisë letrare poetike dhe personale, për të (ri)gjetur një identitet të ri poetik. Vargjet e poezisë “Zonja e shtëpisë”: brenda një shtëpie të braktisur / mbyllur me çelës nga jashtë / ulur në kolltuk / me shikim kah televizori i fikur / rrinte / ashtu si i ka hije / zonjës së shtëpisë / një vajzë e vogël / kukull / Buzëqeshjen e kishte të fikur / se ka vite / që iu kishin sosur bateritë, f.166, është kombinimi mes mistikes dhe vizuales, mes reales dhe magjikes. Një kombinim perfekt për të kuptuar forcën, kumtin përçues tek lexuesit e poezisë së Xhevdet Bajrajt, jo vetëm si strukturë individuale poetike por edhe si strukturë psikologjike (Holton: 1973).

Si përfundim: poezia është një poezi e ndërtuar mbi teknikat e poetëve dhe shkrimtarëve të realizmit magjik, me shtresëzime edhe të elementeve të tjera, një poezi që diellnon nga kulti i diellit të Majave, një kulturë shumëshekullore që akoma gjallnon duke frymëzuar shumë poetë të njohur. Por specifika e ndërtimit të poezisë së shqiptarit Bajraj, është një mistikë më vete, që i qaset dhe i largohet lexuesit shqiptar, por i panjohur nga lexuesit bashkëkohës, që qëllimisht është lënë në hije, pse jo në harresë totale, por është edhe faji i kritikës që “lajkaton” deliret e militantizmit të politikës me zhveshjen nga çdo vlerë poetike kulturale dhe njerëzore.

BIBLIOGRAFIA:

1. Apolloni, Ag: (2016), Parabola postmodreniste, OM, Prishtinë.
2. Bajraj, Xhevdet: (2020), Kafe me nënën, “Armagedoni”, Prishtinë.
3. Bajraj, Xhevdet: (2021), Me zemër në qesë najloni, “Armagedoni”, Prishtinë.
4. Baldick, Chris: (2001), The ConciseOxford Dictionary of Literary Terms, Oxford University Press.
5. Brunel, Pierre: (1992), Mythocritique et parcouris, PUFR, Paris.

6. Dickinson, Emily: (1951), The Complete Poems of Emily Dickinson,Boston,London: Little, Broën.
7. Glück, Louise: (1992) The Wild Iris, Hopeëell, NJ: Ecco Press.
8. Ferber, Michael ; (1999), A Dictionary of Literary Symbols, Cambridge University Press.
9. Hammond, Norman: (1988), Ancient Maya Civilization, New Brunswick: Rutgers UP.
10. Holton, Gerald: ( 1973), Thematic Origins of Scientific Thought: Kepler to Einstein, Cambridge: Harvard University Press.
11. Lewalski, Barbara: (1992), Writing Women in Jacobean England, Cambridge, Mass: Harvard University Press.
12. Piramida e Diellit është struktura e tretë më e madhe antike në botë pas Piramidave të Gizës në Egjipt dhe Piramidës Cholula në Meksikë.Kulmi i frekuentimit turistik bie në ditën e ekuinoksit të pranverës. Ka një shpjegim për këtë. Vërtetë, është nga kategoria mistike. Gjatë ekuinoksit të pranverës, njerëzit që vizitojnë Teotihuacan ngjiten në shkallët e Piramidës së Diellit dhe kthehen të përballen me Diellin me krahë të hapura. Shumica e pjesëmarrësve në ritual besojnë se në këtë moment çlirohet energjia hyjnore e fshehur në piramidë. Shumë vizitorë pretendojnë se në këtë moment ata ndiejnë një ndjenjë paqeje dhe harmonie me botën përreth, në: Hammond, Norman: (1988), Ancient Maya Civilization, New Brunswick: Rutgers UP
13. Rosenau, Pauline; (1992), Post-Modernism and dhe Social Sciences, Princeton Iniversity Press, Londër.
14. Sarup, Madan: (1993), Poststrucralism and Potsmodernism, Great Britain, Ashford Colour Press Ltd, Gosport, Hampshire.
15. Turner, Mark: (1998), The Literary Mind: The Origins of Thought and Language, New York: Oxford University Press.
16. Vickers, Brian: (1988), In Defence of Rhetoric,Oxford: Clarendon Press.
17. Wainwright, Jeffrey: (2004), Poetry, the basics, New York: Routledge.
18. Walker, Thomas:(1996), Postmodernism and the study of the future, Futures Research Quarterly.
19. Zhiti, Visar: (2010) Panteoni i nëndheshën ose letërsia e dënuar, “Omsca -1”, Tiranë.