LAJMI I FUNDIT:

ELEM kryen aktivitetet e nevojshme që të rrisë prodhimin e energjisë elektrike

ELEM kryen aktivitetet e nevojshme që të rrisë prodhimin e energjisë elektrike

Në konferencën e sotme për shtyp, drejtori i përgjithshëm i SHA ELEM, Dragan Minovski tha se udhëheqësia e re bën gjithçka që është e mundur për të rritur prodhimtarinë, në mënyrë që të minimizohet nevoja për import të energjisë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin bëhen analiza për punën e udhëheqësisë paraprake, ndërsa aryeja kryesore për uljen e prodhimtarisë janë remontet e tre blloqeve të TEC Manastir, ku nuk janë kryer në kohë remontet e rregullta vjetore, si dhe modernizimi jo efikas i bllokut të dytë dhe të tretë në TEC Manastir, që ka kushtuar 66 milionë euro dhe me të cilin është zvogëluar kapaciteti i blloqeve për 40 megavatë-orë energji dhe për këtë shkak kompania ka humbur 130 milionë euro”, tha Minovski.

Ai shtoi se tashmë ka përfunduar remonti i bllokut të dytë në TEC Manastir, deri në fund të muajit duhet të kryhet në të parin, ndërsa në tetor pritet të fillojë remonti i bllokut të tretë.


Në elektrocentrale bëhet remont i plotë dhe, siç tha Minovski, cilësor me qëllim që me sukses të prodhohet gjatë stinës së dimrit. Në TEC Osllomej kryhen aktivitete në terren që termoelektrocentrali të jetë gati për prodhim dhe bëhen përpjekje për të siguruar sasinë e nevojshme të thëngjillit sepse tashmë janë shfrytëzuar sasitë e gërmuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori