LAJMI I FUNDIT:

Ekzekutimi në Vlorë, snajper me rreze deri në 1 mijë metër – policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Ekzekutimi në Vlorë, snajper me rreze deri në 1 mijë metër – policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Vlorës ofron 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që do të ndihmojë në identifikimin e autorit ose autorëve të ekzekutimit me snajper të Gëzim Sinomatit.

Kur ka kaluar një javë nga vrasja e të riut vlonjat, policia me sa duket nuk ka asnjë të dhënë mbi të dyshuarit që kryen atentatin e sofistikuar ndaj kërkon ndihmën e publikut. Sipas saj për këdo që jep informacione të vlefshme ofrohen 30 mijë euro shpërblim.

23-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit në lagjen “Hajro Çakërri” afër Poliklinikës në qytetin bregdetar. Edhe pse u shoqëruan mbi 20 persona policia nuk nxori asnjë urdhër ndalimi. Grupi hetimor dha vetëm detaje mbi armën e krimit, të dala nga ekzaminimi balistik i gëzhojës së gjetur në vendngjarje.


Ekzekutimi me snajper në Vlorë, ende nuk është gjetur autori, lirohen 15 të ndaluarit
Lexo po ashtu Ekzekutimi me snajper në Vlorë, ende nuk është gjetur autori, lirohen 15 të ndaluarit

Ekzekutimi sipas bluve është kryer me një armë snajper të kalibrit 7mm dhe precizion deri në 1 mijë metra. Hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të lidhet me të shkuarën kriminale të Sokol Sinomatit, babait te tij por edhe aktivitetin pas viteve ‘97-të.Por autoritet nuk përjashtojnë as vrasjen me motive të konflikteve të kohëve të fundit në Belgjikë për një sasi të vjedhur të kokainës, ku përgjatë muajve të fundit dy shqiptarë janë vrarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori