Ekstradohet nga Italia 31-vjeçari i dënuar për kultivim të bimëve narkotike

Është ekstraduar nga Italia një 31-vjeçar, i akuzohet se kultivoi bimë narkotike në Martanesh të Bulqizës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2022, Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim, për “Kultivim të bimëve narkotike”, nga e cila i mbeten për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë burgim.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe Interpol Milanos, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia në Shqipëri, të shtetasit: K. H., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në vitin 2022, Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, nga e cila i mbeten për të vuajtur dhe 1 vit, 6 muaj e 15 ditë burgim. Shtetasi K. H. akuzohet se në vitin 2019 ka kultivuar bimë narkotike në zonën e Martaneshit, Bulqizë”, njofton Policia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal. /A2 Televizion/

















































