LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë për jetën dhe veprën e Nënë Terezës në Romë

Ekspozitë për jetën dhe veprën e Nënë Terezës në Romë

Ekspozita me mbi 70 eksponate, fotografi dhe tekste që lidhen me jetën dhe veprën e humanistes shqiptare nga Shkupi, Nënë Terezës, do të mbahet në shtator të këtij viti në Romë me rastin e shenjtërimit të saj, ka bërë të ditur ministrja e kulturës, Elizabeta Kançevska Milevska, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në suaza të ekspozitës do të shfaqet edhe filmi dokumentar „Tereza dhe unë“ në regji të Teona Mitevska.


Përmes këtij projekti, por edhe me një numër të madh të projekteve të realizuara deri më tani, Republika e Maqedonisë do të jep kontributin e saj të sinqertë ndaj shënimit global të kësaj ngjarjeje historike, të cilën do ta ndjekin shumë vende të botës.

Ekspozitën e realizojnë Ministria e Kulturës dhe IP Shtëpia e Nënë Terezës./Telegrafi/