Galeria Kombëtare e Maqedonisë, në bashkëpunim me Galerinë e Nacionale të Kosovës dhe Fondacionin “Ibrahim Kodra” nga Italia, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së piktorit të madh shqiptar me famë botërore, Ibrahim Kodrës, për herë të parë do të hapin një ekspozitë të pavarur me pikturat e tij.
Ambasadorët e Shqipërisë dhe Italisë në Shkup theksuan se Kodra gjatë veprimtarisë së tij u njoh për stilin e tij të veçantë artistik me anë të të cilit arriti edhe famën ndërkombëtare. Ata theksuan se Kodra i ka dhënë shumë jo vetëm artit shqiptar dhe atij italian, por edhe artit europian dhe botëror.
“Mjeshtri, Ibrahim Kodra, është e vërtetë se është shqiptar nga gjaku, por ai tërë jetën dhe veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në Itali, e posaçërisht në Milano, kështu që në njëfarë mase ai me të vërtetë është një qytetar evropian. Kjo jo vetëm për faktin se ai i përket Evropës, por talenti i tij, lidhjet e tij me piktorët më të mëdhenj të kohës, Picasso dhe të tjerë, tregon se ka qenë shumë i vlerësuar dhe pikturat e tij janë ekspozuar në shumë ekspozita të botës dhe shumë institucione të larta të shtetit italian”, deklaroi ambasadori i Shqipërisë, Fatos Reka.
“Me rastin e ekspozitës së mjeshtrit, Ibrahim Kodra, është edhe një rast i bashkimit të shumë shteteve që janë pjesëmarrëse në këtë rast. Bëhet fjalë për bashkëpunim mes shteteve me të cilat Italia historikisht ka mbajtur raporte të mira historike. Bëhet fjalë për një diplomaci kulturore do ta quaja, pasi edhe qëllimi kryesor i kulturës dhe artit”, theksoi ambasadori i Italisë, Karlo Romeo.
Për realizimin e ekspozitës janë angazhuar drejtpërdrejtë sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës dhe drejtoresha e Galerisë Kombëtare.
“Një ndër ëndrrat që kishim vitin e kaluar që të sjellim pikturat e të madhit, Ibrahim Kodra, në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, pikërisht në përvjetorin e lindjes së tij dhe krijimit të Galerisë Kombëtare. Kjo u arrit falë bashkëpunimit dhe punës së palodhshme të kësaj drejtorie dhe ndihmesës së dy ambasadave dhe shteteve të Shqipërisë dhe Italisë”,- u shpreh sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri.
“Edhe pse kanë kaluar 100 vite nga lindja e Ibrahim Kodrës, jubiletë e këtij lloji janë vetëm një mënyrë për të kujtuar pozitat historike dhe kuptimin e krijimtarisë së një autori kaq të njohur”, deklaroi drejtoresha e Galerisë Kombëtare, Dita Starova.
Ndryshe, ekspozita do të hapet më 12 maj në orën 20:00, në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, në objektin Çifte Hamam dhe do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor të këtij viti.
Piktori, Ibrahim Kodra, ka lindur në vitin 1918, ndërsa ka ndërruar jetë në Milano të Italisë më 7 shkurt të vitit 2006 dhe është varrosur në atdheun e tij në Shqipëri, që ishte dëshira e tij e fundit. /RTM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

Mos mendoni për politikën, jetoni si Forrest Gumpi?!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët