Shtrëngimi i duarve mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit verikorean Kim Jong-Un në takimin historik në Singapor, tregon dëshirën e dy liderëve për të qenë dominant, thotë ekspertja e gjuhës së trupit.

Në takimin formal të së hënës ku dy liderët u shfaqën në tepihun e kuq përballë njëri-tjetrit dhe shtrënguan duart para gazetarëve, është cilësuar si një veprim historik, transmeton Telegrafi.


1 151

Gjatë një interviste dhënë për "Daily Mail", ekspertja e gjuhës së trupit ka komentuar shfaqjen e dy liderëve para kamerave, si dhe shtrëngimin e tyre të duarve që tregonte qartë tendencat për të qenë dominant.

Patti Wood që për dekada studioi gjuhën e trupit, ka deklaruar se si personat e veshur me kostume të kulturës perëndimore dhe aziatike do të analizonin ndryshe takimin - duke thënë se secili prej tyre do të mundoheshin ta nxjerrin "fitues" liderin e tyre.

2 72

Wood filloi me analizimin e gjuhës së trupit të liderëve në momentin që u shfaqen para kamerave në tepihun e kuq. Ajo tha se shpejtësia me të cilën Kim dhe Trump ecën tregoi "fuqinë e barabartë".

"Që të dy filluan të ecin në drejtim të njëri-tjetrit në pothuajse të njëjtën kohë me shpejtësinë e njëjtë, duke treguar fuqinë e barabartë", ka deklaruar ajo.

3 50

Dhe më pas ishte pikërisht Trump që zgjati dorën i pari për të iniciuar shtrëngimin e duarve.

"Ai u shfaq i fuqishëm, duke i vënë dorën në shpatull, gjë që e bëri të duket edhe më i madh sesa që është", ka shtuar Wood.

4 46

"Sa herë që dy liderë takohen dhe njëri prej tyre ia vë dorën mbi shpatull, pa dyshim se ai është fitues, duke u treguar i madh, zemërgjerë dhe plotësisht dominant", ka thënë për fund ekspertja.

5 45

Ajo beson se qytetarët amerikanë do të thonë se Trump ka dalur fitues, sikurse ashtu si do të mendonin njëjtë për liderin e tyre qytetarët e Koresë së Veriut. Megjithatë, kjo punë duhet t'i lihet kohës që do të dëshmojë se cili në të vërtetë kishte bërë punë të mirë. /Telegrafi/

6 28

7 23