LAJMI I FUNDIT:

Ekspertiza zbardh shkaqet e vdekjes së dy vëllezërve në Mallakastër

Ekspertiza zbardh shkaqet e vdekjes së dy vëllezërve në Mallakastër

Zbardhet ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç të cilët u gjetën të vdekur një ditë më parë në banesën e tyre në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër prej banorëve të lagjes.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit, bëjnë te ditur se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale katër apo pesë ditë më parë.

Dy vëllezërit ishin të pa martuar, banonin në një godinë në dhoma të veçanta. Njeri prej tyre ka tentuar të veshë ose të heqë pantallonat, por ka humbur ekuilibrin e ka rënë në dysheme ku ka goditur kokën e si pasojë nga hematoma dhe mosha ka ndërruar jetë, por dera e dhomës ka qenë e mbyllur. Ndërkohë, vëllai tjetër i paralizuar prej vitesh që rrinte në dhomën tjetër pasi ka dëgjuar zhurmë, ka tentuar të hapë derën, por s’ka mundur dhe në këtë përpjekje dyshohet të ketë ndërruar jetë.


Po sipas burimeve zyrtare të Policisë, dy vëllezërit Novruz dhe Sabri Velaj kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë rreth 5 ditë më parë.

Ata jetonin vetëm me pensionet e pleqërisë, nuk kishin të afërm dhe banesa e tyre ishte rikonstruktuar 3 vjet më parë nga bashkia Mallakastër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori