LAJMI I FUNDIT:

Eksperti zbulon politikanët shqiptarë me më shumë ndjekës të rremë në rrjetet sociale

Eksperti zbulon politikanët shqiptarë me më shumë ndjekës të rremë në rrjetet sociale

Eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Xheladini, zbuloi gjatë një interviste për Euronews, politikanët shqiptarë të cilët kanë më shumë reagime të rreme në rrjete sociale.

Xheladini theksoi se ata të cilët ndodhen në krye të listës për ndjekësit e rremë janë disa ministra të qeverisë shqiptare.


Eksperti citoi ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshit ata të cilët ndodhen në krye të listës për ndjekësit të rremë.

Më tej ai përmendi dhe ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryeparlamentaren Lindita Nikolla, si dhe ministren e Bujqësisë Frida Krifca si politikanët e tjerë që renditen në krye të listës me reagimet e rreme në rrjete sociale.

“E kemi nxjerre në listë ne personin që më shumë ndjekës fake. Ne masim këta që kanë reagime fake jo ndjekës, këtë informacion e marrim nga Facebook dhe Instagrami direkt, të cilët na japin informacion për angazhim të jashtëzakonshëm të llogarive të reja që përdoren për përmirësimin digjital të një politikani”, tha ekspreti.

“Unë mendoj që kjo është pjesa që duhet ta diskutonim dhe që politikanët të jenë sa më shumë të vërtetë. Tek lista që unë kam nisur, më shumë reagime fake kanë disa ministra në qeverinë Rama. Është Bora Muzhaqi dhe Niko Peleshi, ata të cilët i kanë më shumë reagime fake. Është dhe zoti Basha dhe zonja Nikolla, Krifca, Bilali, pra janë një grup politikanësh të cilët kanë reagime fake gjatë periudhës së dhjetorit kur është bërë studimi”, tha Xheladini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori