Eksperti i shëndetit publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi ka thënë se disa shtete në botë janë ngutur me rihapjen e bizneseve dhe lirimin e masave për qarkullimin e njerëzve.
Ai tha se në javët e fundit sipas statistikave numri i të infektuarve dhe të vdekurve është rritur në botë.
“Disa shtete janë ngutur me rihapjen e bizneseve, ekonomisë, qarkullimit etj, dhe si pasojë numri i të infektuarve dhe i të vdekurve ka shënuar rritje në javët e fundit. Për këtë arsye këto shifra na bëjnë të mendojmë që mos të ngutemi në rihapjen e bizneseve dhe qarkullimit”, ka thënë Abazi.
Siç theksoi Abazi, Kosova nuk duhet të ngutet me rihapjen pasi mund të rezultojë me rritje të numrit të rasteve.
“Duhet të ketë një qasje pragmatike të rihapjes. Kosova duhet të dëgjoj institucionet e shëndetësisë publike. E di që kjo ndikon në zhvillimin ekonomik dhe të humbjeve të vendeve të punës”, ka thënë ndër të tjera ai.
Abazi tregoi se ekziston një terapi e cila po praktikohet në Amerikë.
“Terapia antivirale ka treguar efekte pozitive kundër virusit. Kjo është drita e parë. Dhe drita e dytë është që në vjeshtë të kemi disa vaksina kundër këtij virusi. Shëndetin tonë duhet ta vendosim para ekonomisë”, tregoi eksperti Abazi. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare