LAJMI I FUNDIT:

Eksperti financiar tregon “hallin” e Vuçiqit për ndalimin e dinarit serb

Eksperti financiar tregon “hallin” e Vuçiqit për ndalimin e dinarit serb

Eksperti financiar, Milazim Abazi, ka komentuar rregulloren e re të BQK-së duke theksuar se nuk do të pengojë Serbinë të financojë qytetarët serbë në Kosovë, por do të ndërpres rrugët e paligjshme dhe kriminale që përdorin dinarin serb.

Ai në RTV Dukagjini thotë se Serbia mund të dërgojë euro nëpërmjet sistemit bankar të Kosovës dhe se qytetarët serbë mund të hapin llogari në bankat e Kosovës pa ndonjë problem.


“Halli i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk janë problemet me ndihmat sociale, por se po i ndërpriten rrugët e paligjshme”, ka thënë eksperti financiar, Milazim Abazi, teksa komentonte rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BKQ) – ku në disa dispozita parashihet ndalimi i dinarit serb në Kosovë.

Sipas ekspertit financiar, edhe me këtë rregullore nuk do të ketë probleme nëse Vuçiq dëshiron t’i subvencionojë qytetarët serbë në Kosovë.

“Halli i Vuçiqit nuk janë problemet e ndihmave sociale, pensioneve. Por halli i tij është se po i ndërpriten rrugët e paligjshme. Dhe po vjen një rregull, ku do të sundojë ligji kudo në Kosovë, edhe në enklavat serbe”, ka thënë Abazi.

“Afaristët kosovarë 371 milionë kanë pasur importe nga Serbia në vitin 2022, 188 milionë në vitin 2023… të gjitha këto para në euro kanë shkruar përmes sistemit bankar të Kosovës në sistemin bankar të Serbisë apo në bankat korenspoduese. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për Serbinë, Vuçiqi kur të do mund t’i nisë 140 milionë euro për pagat e pensionet apo çfarëdo tjetër që dëshiron të subvencionojë në Kosovë dhe brenda ore vijnë në 3 bankat e Kosovës dhe qytetarët shkojnë i marrin. Nëse ndonjë qytetar serb nuk ka llogari, mund t’i drejtohet secilës bankë që ta hapë xhirollogarinë”, ka thënë Abazi.

Abazi ka theksuar se kjo rregullore do t’u nxjerrë probleme vetëm strukturave kriminale që financohen nga Beogradi.

Ai ka shtuar se BQK-ja është dashur ta informojë më shumë opinionin serb se si zbatohet kjo rregullore.

“Ndoshta këtu ka munguar vetëm sensibilizimi i opinionit serb se si duhet të funksionojë kjo. Unë edhe më herët kam kërkuar që BQK-ja ta bëjë një periudhë kalimtare 30-45 ditë për të informuar opinionin serb si zbatohet kjo rregullore”, ka shtuar Abazi.

Kujtojmë se rregullorja e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, ku, ndër të tjera, parashihet që valuta e vetme për kryerje të pagesave në Kosovë të jetë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori