Komiteti për Hulumtime në Rusi ka lëshuar një deklaratë duke thënë se do të nisë “hetime”, lidhur me akuzat se Ukraina ka shpërndarë “informacion të rremë” për veprimet e forcave ruse në Bucha, ku u raportua për qindra civilë të vrarë.
Eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph, përmes disa statuseve në Twitter, thotë se nuk duhet habitur nëse Rusia do ta quante “inskenim”, vrasjen e civilëve në Bucha.
Joseph, thotë se njëjtë kishte thënë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për masakrën e Reçakut në Kosovë, duke e quajtur “të sajuar”.
“A është dikush i habitur që Moska – menjëherë – do të pretendonte se mizoritë ruse në Bucha ishin “inskenuar”? A i kujtohet ndokujt që Presidenti serb Vuçiq – dy dekada pas faktit – pretendoi se mizoritë serbe në Reçak të Kosovës ishin “të sajuara”, tha ai.
Joseph shtoi se Bucha të kujton të kaluarën e turpshme të Serbisë në Reçak, Srebrenicë, Sarajevë dhe Vukovar.
“Cili është ndryshimi përveç numrit të viktimave?”, ka pyetur ai.
Tutje deklaroi se Serbia po shtrembëron realitetin aktual të pushtimit brutal të Rusisë në Ukrainë, duke e promovuar atë.
“A janë të gjithë të vetëdijshëm që Beogradi po rishikon të kaluarën e tij në Ballkan – dhe po shtrembëron realitetin aktual të pushtimit brutal të Rusisë? Se ka një vijë të drejtë midis mohimit të Raçakut nga Vuçiq dhe promovimit të agresionit rus nga Beogradi në Ukrainë”.
Më tej u shpreh se interesat e SHBA-së dhe BE-së avancohen duke e mbajtur Serbinë përgjegjëse për të njëjtat standarde – as më të larta as më të ulëta – si fqinjët e saj.
“Fqinjët e Serbisë me shumicë ortodokse kanë goditur luftën e Putinit dhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, me përjashtim të rasteve kur përfaqësuesit e Vuçiqit po ndërhyjnë. Interesat e SHBA-së avancohen duke parë jo vetëm atë që thotë Vuçiq për brutalitetin rus në Ukrainë, por çfarë Media Serbe (nën ndikimin e qeverisë) u thotë qytetarëve serbë për luftën”, shprehet ai.
Edward P. Joseph, thekson se mizoritë serbe gjatë viteve të 90-ta, janë të njëjta me vrasjet ruse në Ukrainë.
Ai shton se mohimi i së kaluarës nuk është një fazë e përkohshme për Vuçiqin apo për Putinin.
“Kush në Serbi citon dallimet e tmerrshme midis bombardimeve të NATO -s të vitit 1999 dhe fyerjeve të sotme ruse në Ukrainë? Kush përmend ngjashmëritë midis mizorive ruse sot dhe mizorive serbe në vitet 1990? Jo media kryesore serbe. Narrativa mbetet: ‘ne jemi viktima. Mohimi i së kaluarës nuk është një fazë e përkohshme për Vuçiqin apo për Putinin. Qëllimi i tij është të ‘transformojë’ autorin në viktimë. Ankesa kombëtare është ajo që nxit nacionalizmin agresiv, në Ballkan, në Hungari dhe në Rusi”, deklaroi eksperti amerikan./Telegrafi/
1/ Is anyone surprised that Moscow would – immediately – claim that Russian atrocities in #Bucha were “staged”? Does anyone remember that Serbian President #Vucic – two decades after the fact – claimed that Serbian atrocities in #Racak, Kosovo were “fabricated”? ?
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) April 4, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova