Ekspertët shuajnë dilemat: Qeveria mund të formohet edhe me 61 deputetë

Të drejtë për të formuar Qeveri janë të nevojshëm 61 deputetë nga 120, sa janë zgjedhur në zgjedhjet e 11 dhjetorit, pasi që partitë nuk kanë fituar asnjë mandat nga diaspora. Këtë sqarim e jep profesori i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu për TV Shenja. Ai po ashtu thotë se në Maqedoni ndodhi diçka e befasishme, pasi që ky proces zgjedhor përfundoi me shumë risi. Sipas tij, me këtë përbërje të Parlamentit nuk mund të pritet të bëhen ndryshime të kushtetutës që realisht siç thotë ai i nevojiten Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të kemi një Parlament që do të ketë shumicë relative, jo mazhorancë absolute, e cila shumicë do t’i sigurojë Parlamentit ta ushtrojë kompetencën e tij, por kompetencë shumë të kufizuar. Janë të kufizuar se Parlamenti për shumë çështje vendos me shumicë të dyfishtë. Për këtë janë të nevojshëm 80 deputetë”, u shpreh Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese, për TV Shenja.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski thotë se këto zgjedhje kanë ndërlikuar situatën lidhur me formimin e maxhorancës së re parlamentare.
“Gjërat janë shumë të ndërlikuara dhe numri i deputetëve është shumë i përafërt, kjo edhe për shkak të modelit zgjedhor me ç‘rast shumë votues mbetën pa zërin e tyre përfaqësues. Fakti se shumë parti nuk arritën të hyjnë në parlament dëshmon edhe për të metat e këtij modeli. Megjithatë unë jam i mendimit se në këtë raport të forcave, vështirë të krijohet një qeveri solide”, tha Trendafil Ivanovski, profesor.
Sipas tij, ka shumë gjasa se do të kë ketë rivotim në disa njësi zgjedhore.
Në bazë të afateve kushtetuese, më së vonë 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi të mblidhet në seancë konstitutive, ku duhet të verifikohen mandatet e deputeteve. Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov është i obliguar që në afat 10 ditor të japë mandat për formimin e qeverisë fituesit të zgjedhjeve, i cili duhet që për 20 ditë të paraqes propozimin e përbërjes qeveritare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohen për vjedhje, policia kërkon bashkëpunim e qytetarëve për identifikimin e disa personave

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës