Të shtunën në 23 dhjetorit, shefi i Qeverisë bashkë me ministrin e Brendshëm paraqitën faktet që ndaj Kosovës, Serbia po planifikon edhe një sulm të përmasave sikurse ai në Banjskë të Zveçanit.
Megjithatë, kjo tentativë e Serbisë u tha se u dekonspirua nga organet e sigurisë së Kosovës dhe atyre ndërkombëtare që janë me mision në Kosovë.
Por megjithatë publikimi i informacioneve sikur ato të një dite më parë nga ekzekutivi, po duket se janë të ndjeshme për audiencën.
Kjo sipas Valdet Hoxhës mund edhe të ngjallë panik tek populli.
“Ata duhet të jenë më të kujdesshëm sepse gjuha e tyre mund të krijojë tension e panik. Mjeti i veprimit të tyre do të duhej të jetë mekanizmi i shtetit, e jo prononcimet përmes deklaratave publike që mund të kthehen edhe si bumerang dhe si një strategji për të ngjallur tensione”, ka deklaruar Hoxha për RTV Dukagjinin.
Derisa për institucionet e ligj-zbatuese të Kosovës me në krye AKI-në thuhet se janë duke kryer detyrën e tyre në përpikëri.
Agjencioni Kosovar i Inteligjencës në bashkërendim me partnerët tanë strategjikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dëshmuar, kanë faktuar dhe kanë argumentuar kërcimet të cilat janë në mënyrë sistematike, nga ana e palës serbe dhe që në pjesën e Serbisë janë duke u trajnuar dhe rigrupuar njerëz që janë të lidhur ngushtë me politikën destruktive dhe ca njerëz të Vuçiqit”, ka deklaruar eksperti i Sigurisë Drizan Shala.
Mbi këtë bazë mund të themi që Agjensioni Kosovar i Inteligjencës ka kryer punën e tij në mënyrë të shkëlqyer ndërkohë.
Deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Xhelal Sveçla u kanë reaguar nga qeveria në Serbi.
Akuzat e sulme të ndaj Kosovës i ka mohuar ministri i Mbrojtjes në Serbi.
Derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në iluzione ka pretenduar se Prishtina zyrtare po fsheh gjetjet e autopsisë së tre terroristëve që u vranë gjatë konfrontimit me Policinë e Kosovës.
Më njëzetë e shtatë shtator në Banjës, ku i vrarë ka mbetur edhe rreshteri Afrim Bunjaku.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq
Simbolet e Kosovës vendosen në ish-komunën paralele të Mitrovicës
Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare
Aksioni i policisë në tetë lokacione në veri, konfiskon dokumente nga komunat paralele
Një murale për Kadarenë nga argjentinasi Maximiliano Bagnasco
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar