Sipërfaqet me grurë po rriten nga viti në vit, mirëpo, fatkeqësisht rendimentet nuk janë të kënaqshme për njësi të sipërfaqes. Sipas ekspertëve një nga shkaktarët kryesor që rendimentet mbeten të ulëta përveç tjerash mbete kultivimi i grurit në monokulture (kultivimi për shumë vite në një parcelë). Si pasoj vije deri te ulja e rendimentit, dëmtimi i tokës dhe shfaqja e sëmundjeve.
Eksperti i bujqësisë, njëherësh këshilltari për bujqësi në komunën e Malishevës, Milaim Morina, tregon arsyet pse gruri nuk bënë të mbillet si monokulture dhe cilat janë pasojat e kultivimit të grurit në të njëjtën parcelë për më shumë se dy vite. Sipas tij, qarkullimi bimor është i domosdoshëm për të gjitha kulturat bujqësore, si masë preventive për mbrojtjen nga sëmundjet, ruajtjen e pjellorisë së tokës dhe sigurimin e rendimenteve të kënaqshme.
“Gruri si monokulturë kur mbillet dy e më shumë vite në të njëjtën sipërfaqe atëherë, si rezultat i kësaj mund të vije deri te ulja e rendimenteve deri 20%. Arsye tjetër është se në të njëjtën sipërfaqe vije deri te shfrytëzimi i njëanshëm i materieve ushqyese nga ana e bimës në tokë edhe kështu vije deri të dobësimi i tokës, që në popull njihet si lodhja e tokës. Po ashtu me lehtë e atakojnë sëmundjet e ndryshëm siç është ndryshku (Puccnia Gr),si dhe insektet siç është Ushejza etj.”, tregon këshilltari Morina. Ai ndër të tjera tregon se në raste të tilla kultura e grurit është e ekspozuar dhe e rrezikuar edhe nga përhapja shumë e madhe barojave të këqija të cilat i konkurrojnë bimës së grurit në marrjen e materieve ushqyese nga toka, që po ashtu ndikon në uljen e rendimentit të grurit për njësi të sipërfaqes.
Morina këshillon që të aplikohet masa agroteknike e qarkullimit bimor dhe të bëhet ndërrimi i kulturave bimore në mënyre që të arrihet qëllimi kryesor i kultivimit të tyre, që sipas tij, është arritja e rendimenteve sa me të larta.
“Duke marr parasysh se qëllimi kryesor i kultivimit të kulturave bujqësore është arritja e rendimenteve sa ma të larta për njësi të sipërfaqes atëherë është e domosdoshme që të bëhet ndërrimi i kulturave në të njëjtën sipërfaqe për të ardhur deri te realizimi ë këtij qëllimi. Ndërsa, gruri mund të mbillet në të njëjtën sipërfaqe pas 3-4 vjetësh”, theksoi ai.
Ndërkaq, bazuar në të dhënat statistikore që i grumbullon MBPZHR-ja, për sipërfaqet e mbjella me grurë sivjet rendimenti mesatar është 3800 kilogramë për hektarë. Mirëpo, vërehet një shtim i lehtë i sipërfaqeve të mbjella me grurë nga viti në vit, sidomos prej fillimit të mbështetjes së këtij sektori nëpërmjet subvencionimit. Në vitin 2007 ishin 76 358 ha, në vitin 2008 ishin 66 891 sipërfaqe ha, në vitin 2009 76 074 ha, në vitin 2010 72 797 ha, duke vazhduar në vitin 2011 me 82 802 sipërfaqe, në vitin 2012 me 82 418 hektarë si dhe në vitin 2013 me 85 818 sipërfaqe ha. /FermaIme/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ngritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja