LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive, flet Eugent Bushpepa pas performancës në “Eurovision”: Zemra mal me flamujt shqiptarë përreth

Ekskluzive, flet Eugent Bushpepa pas performancës në “Eurovision”: Zemra mal me flamujt shqiptarë përreth
(Foto: Twitter/IMAGE of KOSOVO)

Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa ka përfunduar me sukses performancën e tij në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovision 2018”, i cili po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ai ka interpretuar në gjuhën shqipe këngën “Mall”, teksa ka arritur të bëjë një interpretim korrekt duke shpalosur në tërësi vlerat e tij vokale si artist.

Përfundon suksesshëm performancën Eugent Bushpepa, "Mall" këndohet në shqip në "Eurovision 2018"
Lexo po ashtu Përfundon suksesshëm performancën Eugent Bushpepa, "Mall" këndohet në shqip në "Eurovision 2018"

I kontaktuar nga Telegrafi, këngëtari Bushpepa ka folur ekskluzivisht pak pas përfundimit të performancës, duke treguar se ishte mjaft i emocionuar, por ndjehet mirë që pati shansin ta përfundojë interpretimin e tij me sukses.


“Emocione kisha shumë, por zemra të bëhet zemra mal dhe ndjehesh si në shtëpi, kur sheh valvitjen e shumë flamujve shqiptarë në sallë, të cilët i falënderoj shumë për mbështetjen”, tha Eugent Bushpepa për Telegrafin.

Momente gjatë performancës së këngëtarit shqiptar Eugent Bushpepa në natën e parë gjysmëfinale të “Eurovison 2018”

Tutje, këngëtari shqiptar tha se kërkon mbështetjen e të gjithëve sonte, pasi me votat e tyre Shqipëria do të mund të kualfikohet për në natën finale të së shtunës.

“E vetmja gjë që kërkojmë nga kjo natë është një performancë dhe përfaqësim sa më dinjitoz për Shqipërinë. Nëse shqiptarët ndjehen krenarë për përfaqësimin që u është bërë me performancën tonë, atëherë besoj do të na votojnë”, ka përfunduar Eugent Bushpepa për Telegrafin.

Përndryshe, në natën e sotme konkurrojnë gjithsej 19 shtete, dhe në finale do të kualifikohen 10 prej tyre. Shqiptarët nga diaspora mund të votojnë këngëtarin Eugent Bushepap duke votuar kodin “03”.

Më poshtë gjeni të listuar shtetet dhe numrat përkatës telefonikë për të votuar për këngëtarin shqiptar. /Telegrafi/

Azerbajxhani, SMS 03 në 9450
Islanda, SMS 03 në 90099 ose telefono 9009903
Belgjika, SMS 03 në 6020 ose telefono në 090556704
Çekia, SMS 03 në 9061113
Lituania, SMS 03 në 1667
Izraeli, SMS 03 në 5000
Bjellorusia, SMS 03 në 2880 ose telefono në nr 881010103
Estonia, SMS 03 në 15330 ose telefono në nr 90070

Bullgaria, SMS 03 në 17500
Maqedonia, SMS 03 në 1491 ose telefono në nr 149101
Kroacia, SMS 03 në numrin e treguar në ekran
Austria, SMS 03 në 090105905 ose telefono në 090105905
Greqia, SMS 03 në 19995 ose telefono 9011119903
Irlanda, SMS 03 në 53535 ose telefono në 15137172
Finlanda, SMS 03 në 17163 ose telefono në 070071703
Armenia, SMS 03 në 5001 ose telefono në 09009903
Zvicra, SMS 03 në 377 ose telefono në 09015449
Qipro, SMS 03 në 5511
Gjithashtu ju sot mund të votoni edhe nga Spanja, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar (Anglia (Anglia, Uellsi, Skocia & Irlanda e Veriut)
Spanja, SMS 03 në 25152 ose telefono në 905810103
Portugalia, telefono në 760300804
Mbretëria e Bashkuar (Anglia, Uellsi, Skocia & Irlanda e Veriut) telefono në 6225204 nga telefoni celular ose telefono në 09015225204 me telefon fiks.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
Kalo në kategori