Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviq dhe e ka dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrave përreth.
I akuzuari E.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vite, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 19.10.2022 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me këtë aktgjykim, ndaj të akuzuarit E.B vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim.
Detyrohet i akuzuari që ti paguaj shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej treqind (300) euro si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej njëqind (100) euro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.
Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.
“Gjatë kohës luftës në Kosovë, respektivisht me datën 07 dhe 08 Maj 1999, gjatë një aksioni të forcave ushtarake, paramilitare dhe forcave policore serbe, kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Stradran, Zallc, Gurrakoc dhe fshtartat tjera përreth të Komunës së Isogut, i detyruan popullatën civile që ti lëshojnë shtëpitë tyr. Dhe i udhëruan që të shkojnë në Shqipëri, ashtu që i akuzuari E.B, si polic në Stacionin Policor në Gurrakoc – Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, kishin vepruar në këto fshatra, në kundërshtim me Ligjin Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe me Rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës, konkretisht nenin 3 të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 Gusht të vitit 1949 dhe Protokollet shtesë”, njofton gjykata.
Ashtu që mori pjesë në dëbimin, vrasjen dhe ushtrimin e dhunës ndaj popullatës civile shqiptare në atë mënyrë që me 08 maj 1999, në fshatin Staradran, Komuna e Istogut, derisa kolona e popullsisë civile e nacionalitetit shqiptar ishte duke shkuar në drejtim të Shqipërisë, u ndal nga forcat ushtarake dhe policore serbe ku bënte pjesë edhe i akuzuari E.B.
Ashtu që nën kërcënimin e armëve i ndan meshkujt nga pjesa tjetër civile, ku ishin gratë, pleqtë dhe fëmijët, ashtu që fillimisht i’u marrin paratë dhe gjësendet e tjera me vlerë, e më pastaj të gjithë i vendosin në oborrin e shtëpisë së D.Z duke i renditur në radhë një nga një, me duar të ngritura lart dhe me fytyrë nga muri i oborrit, pastaj i sulmojnë fizikisht, duke i rrahuar me mjete të ndryshme duke shkaktuar dhunë dhe duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, duke ju thënë “Ku e keni NATO-n”, Ku e keni UÇK-në”, dhe më pas së bashku edhe me forcat paramilitare i dërguan një nga një në shtëpinë e Z.S dhe i pushkatojnë të paktën 16 (gjashtëmbëdhjetë) civilë të nacionalitetit shqiptar, në mesin e tyre edhe të mbijetuarin këtu të dëmtuarin N.E, të cilin e kishin goditur me një predhë të një mitralozi në pjesën e fytyrës dhe kishin gjuajtur si të vdekur në grumbullin e kufomave tjera, mirëpo i njëjti iu kishte mbijetuar plagëve, me ç’rast kishte mbetur i plagosur rëndë, kurse të vrarë kishin mbetur D.G, H.E, N.E, M.E, M.E, Sh.E, N.E, A.E, I.A, M.D, B.D, R.Sh, G.I, B.M, J.A dhe I.L.
Po ashtu me 7 maj 1999 në fshatin Staradran, ka marrë pjesë në arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 (tetëdhjetekatër) civilëve të nacionalitetit shqiptar, ashtu që fillimisht të dëmtuarit (meshkujt) i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë, e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc në lokalin e Sh.S ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, ndërsa me 8 maj 1999 i kishin transferuar në stacionin policor në Gurrakoc, ku kolonës i printe i akuzuari E.B dhe i njëjti e kishte goditur me pjesën e pasme të automatikut të dëmtuarin A.T në anën e djathtë nën brinjë dhe pas vendosjes në stacionin policor në Gurrakoc kanë filluar duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhunë psikike, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke i kanosur seriozisht për jetë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!